• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të arrestuar për armë dhe drogë, finalizohen 15 operacione brenda javës në vend

by A R
16/01/2022 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me dhjetëra persona janë vënë në pranga gjatë javës që lamë pas për vepra të ndryshme penale që nga armëmbajtje pa leje, kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike apo edhe falsifikim dokumentesh. Policia bën me dije se gjatë kësaj jave në vendin tonë janë finalizuar 15 operacione policore ku janë arrestuar 35 persona, 4 janë shpallur në kërkim ndërsa 5 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Blutë kanë zbuluar dy laboratorë, njëri prej tyre për falsifikim të dokumenteve dhe tjetri për kultivim kanabisi. Në pranga janë vënë 10 persona dhe janë proceduar 2 të tjerë, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Njoftimi i policisë

Strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuara maksimalisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti.

Si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kësaj jave u bë e mundur kapja e 28 personave në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale dhe e 2 personave në kërkim ndërkombëtar.

Po gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë zhvilluar 15 operacione policore të koduara, konkretisht operacionet: “Pararoja”, “Investigation”, “RED LINE”, “Fati i lojërave”, “Online”, “Identiteti”, “Disponimi 2”, “Midnight”, “FOLLOË”, “Evazioni”, “Vila”, “Bisakë”, ”Blic”, “Bërdica” dhe “Sergate”.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar 35 shtetas, 4 janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Janë zbuluar dy laboratorë, njëri për falsifikimin e dokumenteve dhe njëri për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

U sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis, një sasi me kokainë, 1200 fidanë cannabis, 730 bimë cannabis, 64 llamba elektrike, 64 impiantë kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektrikë.

Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 27 raste, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 12 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 20 persona dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 15 raste, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 4 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 11 të tjerë, si dhe janë sekuestruar 93 kompjuterë që shërbenin për lojëra fati, 8 ruleta, çipsa dhe telefona celular që shërbenin për zhvillimin e basteve online.

Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në vendin tonë nëpërmjet kufirit me shtetin grek, janë evidentuar 10 raste, për të cilat janë arrestuar 9 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 56 drejtues automjetesh, ndërsa 9 janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 17 persona për dhunë në familje dhe janë proceduar 5 të tjerë, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu janë arrestuar 10 persona dhe janë proceduar 2 të tjerë, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Strukturat e Policisë do të vijojnë me përkushtim e profesionalizëm kontrollin e territorit, për evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

/a.r

Next Post
Vizita e Erdogan ‘paralizon’ qarkullimin, oraret dhe rrugët që duhet të shmangni nesër

Vizita e Erdogan 'paralizon' qarkullimin, oraret dhe rrugët që duhet të shmangni nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimin i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimin i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

December 30, 2025
Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

December 30, 2025
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Situata ligjore e kryetarit Veliaj ndikon, por shërbimet e bashkisë nuk ndalojnë

December 30, 2025
Dita do të jetë me vranësira kalimtare dhe temperatura të ftohta

Dita do të jetë me vranësira kalimtare dhe temperatura të ftohta

December 30, 2025
Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com