• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Të ardhmen e fëmijëve tanë e kanë vrarë miliarderët e universiteteve!

by Andi Malasi
22/10/2016 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andi Malasi

Lajmi për pasuritë marramendëse të rektorëve të universiteteve nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e opinionit të gjerë. Jo vetëm për faktin se ne shqiptarët jemi të fiksuar të harxhojmë kohë duke biseduar rreth parave të këtij apo pronave të atij. Në fakt kjo është një temë që ja vlen të merret shumë seriozisht jo vetëm opinioni i gjerë publik, por në radhë të parë është një kambanë alarmi që duhet të bjerë për institucionet ligjzbatuese, të cilat kujtohen të hetojnë vetëm kur çështjet bëhen mediatike.

Nuk mund të mos tërheqë vëmendjen dhe të mos sjellë dyshime një rektor, pa marrë parasysh se kush është, që posedon 6 apartamente, dyqane, dhjetëra llogari bankare që në total kapin vlerën e miliona eurove. Nuk i njoh dhe nuk dua të paragjykoj asnjë nga këta rektorë, por më intereson fenomeni.

Shumë nga ne do të thoshin: Sa i zoti ky rektori! Bravo i qoftë që ka arritur të ngrejë gjithë këto pasuri. Por si ia ka arritur?! Pa vërtetuar të kundërtën, askush nuk mund të akuzohet për vënien e pasurisë në mënyrë të jashtëligjshme. Në një shoqëri demokratike, teorikisht të gjithë jemi të barabartë dhe mund të bëhemi milionerë, por a mund të bëhesh milioner me një pagë pedagogu, shefi departamenti, dekani apo rektori…?! A mund të justifikohen miliona euro me botime librash…?! A mundet me kursimet e gjithë jetës nga rroga të bëhesh pronar i dhjetëra banesave, dyqaneve dhe llogarive mijëra euro…?! Pjesa më e madhe e rrogëtarëve, e kanë mjaft e vështirë të mbyllin shpenzimet e muajit…e jo më të kursejnë miliona!

Shumë pyetje dhe hëmendësime mund të ngremë, por llogaritë nuk dalin!

E vetmja gjë që më vjen ndërmend janë “produktet” që hedhin në tregun e punës universitetet. Personalisht kam mbaruar studimet pas viteve 2000, kohë kur gjithë kanë mbaruar të paktën një shkollë të lartë. Nga ata që kanë shkëlqyer në gjimnaz, e deri tek ata që kanë ngelur më shumë se një vit në klasë. Asnjë nga ata që unë kam pasur në klasë në gjimnaz, e që nuk dinin as të lexonin nuk ka mbetur pa mbaruar universitetin. Jo vetëm ata madje. Dhe a e dini çfarë janë bërë shumica e tyre??

Mësues! Po po! Mësues të fëmijëve tanë! Ja pra, çfarë kanë prodhuar universitetet e këtyre miliarderëve!

Pyetja që lind është se si ata që nuk dinin as të lexonin, janë bërë mësues matematike apo fizike?! Lum analfabetësh kanë mësyrë sot në sistemin arsimor. Për ironi, degët e mësuesisë kanë qenë më të lehtat për tu fituar nga analfabetët. Ja pra, çfarë kanë prodhuar këta rektorë e pedagogë pasanikë! Ja pse pasuria e tyre duhet t’i nënshtrohet vettingut njësoj siç do hetohet (nëse hetohet) pasuria e gjyqtarëve e prokurorëve.

Tmerrohem nga ideja se një ditë do duhet të çoj tim bir të marrë mësim nga këta “mësues” që kanë mësuar të lexojnë në universitet (ose nuk kanë mësuar ende…) Pedagogë të korruptuar janë po aq të dëmshëm, ndoshta edhe më të dëmshsëm se prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar!

Është një temë që duhet merremi shumë seriozisht të gjithë si shoqëri, edhe pse duhet të ishim marrë vite më parë. Nëse ka një moment që duhet të merremi me “paratë e atij” apo “pronat e këtij”, ky është! Duhet të merremi shumë seriozisht me miliarderët e universiteteve. Janë po aq të rrezikshëm sa miliarderët e krimit, ndoshta edhe më shumë…

Miliarderët e krimit grabisin pasuritë, por këta të universiteteve na grabisin të ardhmen e fëmijëve tanë!

Next Post
Ish Kryeministrja e Tailandës gjobitet me 1.3 miliardë dollarë

Ish Kryeministrja e Tailandës gjobitet me 1.3 miliardë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In