• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të akuzuarit e Kumanovës: Vallë jemi kafshë ne? Pse na torturoni kaq shumë?

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e sotme të gjykimit të “Grupin e Kumanovës” në gjykatën e Shkupit është rritur numri i të akuzuarve të cilët janë ankuar për keqtrajtim. Ndryshe nga radhët tjera, këtë herë të akuzuarit janë ankuar, përveç për rrahje, edhe për torturë mentale nga ana e policëve që po i shoqërojnë nga burgu deri në sallën e gjykimit. I pari që është ankuar ka qenë Enver Hoxha – Klein, pas ankesës së tij edhe disa të akuzuar tjerë nga vendi me fjalë kanë njoftuar për keqtrajtim. “A kafshë jemi ne a? Kjo nuk është normale!”, është shprehur në seancë i akuzuari, Lirim Krasniqi.

Në ndërkohë gjykatësja, Verka Petrovska, ka kërkuar që ta ngrenë vetëm dorën ata që konsiderojnë që nuk janë në gjendje ta dëgjojnë seancën e sotme gjyqësore.

 

Gjykatësja është revoltuar, pas aktit kur, shumica e të akuzuarve e kanë ngritur dorën si shenjë solidariteti për keqtrajtimin nga rruga prej burgut deri në Gjykatë.

“Nuk pranoj solidaritet, ku ka nevojë ne do të reagojmë, por jo në këtë mënyrë”, ka thënë gjykatësja Petrovska. Derisa të akuzuarit, ankoheshin se po torturohen, dëgjoheshin fjalët e Njësitit Special, që qëndronin anash, duke thënë “ku janë shkopat e gomës?”. Të njëjtën gjë, e kanë dëgjuar edhe gazetarët të cilët kanë qenë duke e ndjekur seancën.

Përveç të akuzuarit, Enver Hoxha – Klein, për torturë mentale janë ankuar edhe të akuzuarit, Dem Shehu, Genc Sefaj, Landrit Rustemaj, Mirsad Kerimi, Musadik Pajaziti dhe Andi Krasini. Të njëjtët kanë kërkuar që përveç mjekut të përgjithshëm, ata duhet t’i kontrollojnë dhe të raportojnë për gjendjen e tyre mentale edhe psikologët.

Pas ankesave të shumta, gjykatësja Petrovska, ka lejuar që të thirret ndihmë mjekësore dhe për momentin para Gjykatës është Ndihma e Shpejtë për t’i kontrolluar të gjithë ata që janë ankuar për lëndime, përcjellë Portalb.

Ndryshe, Petrovska, ka njoftuar se me shkrim ka informuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje me ngjarjet e torturave ndaj të akuzuarve. Gjykatësja gjithashtu ka thënë se me datë 04.10.2016, pas mbarimit të seancës, te i akuzuari, Andi Krasniqi ka gjetur telefon celular. (b.an)

Next Post
FOTO-GALERI/ Këto janë të pasmet më seksi që keni parë këtë javë…

FOTO-GALERI/ Këto janë të pasmet më seksi që keni parë këtë javë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In