Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbyll hetimet për dosjen e kundërshtarëve të Aldo Bares.
Hetimet janë mbyllur për Orges Bilbilin, Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshi. Personat në fjalë janë të dyshuar për masakrën e Lushnjes. SPAK i akuzon ata për grup të strukturuar kriminal.
Orges Bilbilin së bashku me Laert Haxhiun kanë kryer atentatin në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur Marius Xhepexhiu.
Atentati i 2017-ës, që mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.
Kaloshi gjithashtu akuzohet se është i përfshirë në masakrën e Lushnjes.
/e.rr