Këngëtarja amerikane Taylor Swift vizitoi të hënën adhuruesin e saj të përkushtuar Kirus Porter (96) në Misuri, i cili shpesh ka shkuar në koncertet e saj.
Porter, këtë javë ka pritur më shumë se 70 persona për Krishtlindje në shtëpinë e tij në qytetin e New Madrid, rreth 200 kilometra nga St Louis, dhe të hënën ai mori edhe këtë surprizë të rrallë.
Sipas AP, furgoni ka ndalur para shtëpisë së tij dhe nga ajo doli Taylor Swift dhe prindërit e saj. Këngëtarja qëndroi te Porter rreth një orë dhe këndoi këngën “Shake It Off” (Shake It Off).
Taylor Swift dinte gjithçka në lidhje me admiruesin e saj të vjetër, një veteran i Luftës së Dytë Botërore, dhe vendosi që papritur ta surprizojë atë, citohet BETA. (b.an)