• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tavo bën premtimin për banorët e Himarës: Japim 100 për qind të certifikatave të shtëpive deri në tetor

by A R
30/07/2024 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PS-së për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo, që do të ndeshet me kandidatin e opozitës Petro Gjikuria me 4 gusht, ishte i ftuar në emisonit “Të Paekspozuarit” në MCN TV. I pyetur nga analisti Neritan Sejamini për zgjidhjen e pronave të himarjotëve, Tavo u përgjigj se certifikimi i shtëpive do të mbarojë në tetor 100 për qind dhe më pas do të nisë certifikimi i trojeve, proces që do të kryhet nga qeveria.

Neritan Sejamini: Si mund të zgjidhet problemi i pronave në Himarë?

Vangjel Tavo: Çështja e certifikimit të pronave është një çështje e mbartur prej vitesh dhe himarjotët kanë reaguar me shumë të drejtë. Por nuk e kam përdorur këtë problem. Kemi filluar që kur isha prefekt, me këmbënguljen dhe ideimin e kryeministrit për këtë problem. Unë nuk e kam përdorur këtë dhe nuk do ta përdor çështjen e pronave, sepse është futur në rrugën e zgjidhjes. Për dy muaj e pak janë shpërndarë 1226 certifikata dhe në Hipotekën e Himarës janë edhe 600 certifikata të tjera që janë për t’u shpërndarë. Pra 1826 certifikata janë gati. Deri në fund të tetorit ne do ta zgjidhim përfundimisht çështjen e certifikimit të banesave, pastaj të pronave të tjera dhe më tej legalizimi që do të fillojë ta bëjë bashkia.

Neritan Sejamini: PS ka në pushtet 10 vjet dhe në bashkinë e Himarës ka dy-tre mandate radhazi. Pse nuk i ka zgjidhur këto probleme në 10 vjet, por po i zgjidh në 10 javë?

Vangjel Tavo: Po ju përgjigjem me një pyetje të njëjtë: PD-ja ka qenë në pushtet 12 vjet, më shumë se PS-ja, pse nuk e ka zgjidhur?
Sot janë pjekur të gjitha kushtet dhe pas çështjeve të krijuara kohët e fundit, është vendosur që të zgjidhet një herë e mirë. Ne e dimë se çfarë kanë hequr shqiptarët ndër vite, jo sot, me problemin e certifikimeve dhe të legalizimeve. Të gjitha qeveritë i kanë përdorur për fushata elektorale. Ju kujtohet se çfarë është bërë në Tiranë me legalizimin e shtëpive të banimit. Problemi është se sot po zgjidhet, nuk po përdoret më si çështje elektorale kur jepeshin 50 certifikata, por 1826. Deri në fund të tetorit do të shpërndahen të gjitha certifikatat për banorët.

Neritan Sejamini: Mos po e përdorni edhe ju për fushatë elektorale?

Vangjel Tavo: Nëse do ta përdornim edhe ne, do të shpërndanim 50 certifikata, siç kanë bërë qeveritë e tjera. Nga 50 jepnin dhe pastja tundnin dorën dhe merrnin votat. Do të zgjidhet 100 për qind. Deri më sot 42 për qind po marrin certifikatat e shtëpive. Deri në fund të tetorit do të bëhet 100 për qind.

Neritan Sejamini: I njëjti proces po përdoret edhe për pronat në bregdet?

Vangjel Tavo: Direkt pas certifikimit të shtëpive, do të fillojë trajtimi i AMTP në bregdet.

Neritan Sejamini: Pra kjo do të jetë pas zgjedhjeve. Si do ta zgjidhni?

Vangjel Tavo: Unë jam kryetar i bashkisë së Himarës nesër. Nuk do ta zgjidh unë, por qeveria që nisi ta zgjidhë.

/a.r

Next Post
Tentoi të mbyllte një çështje penale, “arrest në shtëpi” për ish-oficerin e Policisë Gjyqësore

Tentoi të mbyllte një çështje penale, “arrest në shtëpi” për ish-oficerin e Policisë Gjyqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më kishte ardhur në majë të hundës”, ekzekutimi i gjyqtarit, flet autori: Ja pse e vrava!

A bashkëpunuan për vrasjen e gjyqtarit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis e Gjon Shkëmbit

January 17, 2026
11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

January 17, 2026
Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

January 17, 2026
Pretendimet për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestës antiqeveritare, Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë

Pretendimet për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestës antiqeveritare, Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë

January 17, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

January 17, 2026
Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve, kush përfiton

Qytetarët dhe bizneset po përballen me një valë shtrenjtimesh/ Ja sa do të rriten faturat e ujit në Kosovë

January 17, 2026
Kievi në të ftohtë ekstrem dhe pa ngrohje, bombardimet ruse shkaktojnë krizë historike energjetike

Kievi në të ftohtë ekstrem dhe pa ngrohje, bombardimet ruse shkaktojnë krizë historike energjetike

January 17, 2026
I ngriti pritë dhe e qëlloi me çifte, 44-vjeçari shqiptar vret burrin e të dashurës së tij në Greqi

I ngriti pritë dhe e qëlloi me çifte, 44-vjeçari shqiptar vret burrin e të dashurës së tij në Greqi

January 17, 2026
Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

January 17, 2026
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In