• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taulant Xhakaj i bindur: Edhe Graniti do ta këndojë himnin tonë kur të përballemi

by Java News
27/05/2016 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Granit Xhaka do të këndojë Himnin e Flamurit para ndeshjes Shqipëri-Zvicër. Për këtë është i sigurt Taulant Xhaka, i cili në konferencë për shtyp ka treguar se vëllai i cili përfaqëson Zvicrën, nuk mund t’i fshihet origjinës së tij.

“Babai ma ka mësuar himnin që fëmijë. Pastaj unë kam shkuar katër vite në shkollë shqiptare dhe e kam mësuar edhe atje. Himnin e Flamurit e dimë të gjithë në familje, edhe Graniti. A do ta këndojë ai para ndeshjes brenda vetes? Besoj se po. Është normale, pasi edhe Graniti e ka gjakun shqiptar, nuk mund ta mohojë. Normalisht që brenda vetes, edhe Graniti, por edhe të gjithë shqiptarët do ta këndojnë”, theksoi mesfushori i përfaqësueses, i cili është gati për duelin mes vëllezërve.

Taulant Xhaka

“Gjendja ime fizike është e mirë. Nuk jam ende në 100%, ndoshta jam në 70%. Po jam gati për të luajtur ndeshjen e parë kundër Zvicrës. Për familjen tonë është kënaqësi që janë dy vëllezër në Francë, ai për Zvicrën, unë për Shqipërinë. Unë duhet të jap maksimumin për Shqipërinë, Graniti duhet të japë maksimumin për Zvicrën. Por shpresoj që fati të jetë në anën tonë. Normalisht që kam emocione se luaj kundër vëllait, por kështu e deshi Zoti. Unë do të jap maksimumin për Shqipërinë, nuk ka rëndësi a është Graniti apo dikush tjetër përballë. Unë bëj atë që më kërkon trajneri. Unë një ndërhyrje për të vrarë vëllain tim, apo këdo tjetër, nuk do ta bëj. Por një të ndershme po”, ishin fjalët e futbollistit për përplasjen me vëllain e tij.

Ndryshe nga disa lojtarë kosovarë që kanë hedhur dyshime mbi të ardhmen e tyre me Shqipërinë, Xhaka duket se do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën kuqezi.  “E gjithë familja është nga Kosova, ndjehemi shqiptarë. Është kënaqësi dhe krenari që luaj për Shqipërinë. Ishte një ëndërr të luaja për Shqipërinë. E kam ndjekur çdo ndeshje të saj që i vogël, si tifoz”, deklaroi Taulant Xhaka.

Next Post

Putin: Duam në qeverinë serbe miqtë e Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In