Taulant Xhaka humb sezonin për shkak të lëndimit

Lajm i keq nga Baseli për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka. Klubi ka njoftuar se Xhaka ka dëmtuar ligamentin e mesëm kolateral dhe do t’i nënshtrohet operacionit.

Si rrjedhojë, mesfushori shqiptar do ta mbyllë këtu sezonin futbollistik. Xhaka u dëmtua disa muaj më parë dhe nuk ka dhënë kontribut për skuadrën e tij në këtë sezon. Mjekët e Baselit në fund arritën në përfundimin se operacioni është i pashmangshëm.

Për shkak të dëmtimit të pësuar pak muaj më parë, tashmë lojtari është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit në gju, për të shpresuar rikthimin në kohë sezonin e ardhshëm.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.