Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së thirrur këtë mbrëmje nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka zgjedhur ta shoqërojë reagimin me nota ironie.
“Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor. Po mirë të paktën që foli i pari dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë”, shkroi Balla në rrjetet sociale.











