Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me ironi dhe sarkazëm për protestën e Sali Berishës duke publikuar një video me pamje nga ajri
Në videon e shpërndarë prej tij, duket një pjesëmarrje e ulët në protestë, me bulevardin kryesisht bosh dhe vetëm pak grupe njerëzish të shpërndarë gjë që tregon se demokratët nuk po i përgjigjen më thirrjes për rrëzimin e qeverisë.
Në reagimin e tij, Balla e quan Sali Berishën “bufi”, duke thënë se është braktisur edhe nga vetë mbështetësit e tij.
‘Kur bufin e braktisin dhe anëtarët e partisë’, është mesazhi që përcjell Balla përmes publikimit të videos.











