Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.
Balla shkruan në “Twitter” se raporti i OSBE e thotë qartë se korniza ligjore për zgjedhjet siguroi në përgjithësi zgjedhje demokratike. Sipas numrit dy të PS, zgjedhjet e 30 qershorit ishin një shprehje kuptimplotë e demokracisë, pasi iu garantuan të drejtën kushtetuese të gjithë shqiptarëve.
“Raporti përfundimtar #ODIHR për Zgjedhjet e 30 Qershorit e thotë qartë se korniza ligjore për zgjedhjet, ndonëse kryesisht e pandryshuar që prej zgjedhjeve të fundit, siguroi në përgjithësi zgjedhje demokratike. Tashmë të gjitha rekomandimet t’i adresojmë në Kodin Elektoral.
Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një shprehje kuptimplotë e demokracisë, duke u garantuar e drejta kushtetuese e çdo shqiptari për të votuar. Shqiptarët votuan të qetë, duke shprehur me votë vullnetin e tyre”, shkruan Balla.