• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taulant Balla akuzon hapur: Luli, mbetet bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishës në të gjitha pisllëqet!

by Java News
05/02/2022 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar aleancën që u krijua mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Nga fshati Bubullimë ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së në këtë njësi administrative për zgjedhjet e pjesshme vendore, Balla e cilëson këtë aleancë si një thes anti-amerikan.

“Besoj të gjithë e shohim që në Shqipëri është krijuar një thes ku ka hyr në të dhe Saliu dhe për punë ditësh hyn dhe Iliri, një thes anti-amerikan i cili nuk i hyn në punë askujt. Aleanca mes Ilirit dhe Saliut ka ekzistuar tashmë dhe nuk është një lajm i ri, egzistoi dhe në 25 prill por thjesht dhe vetëm kanë përzënë Lulin ca kohë, por kurrë mos harroni që dhe Luli është bashkë me ta, sepse në fakt Luli është bashkëpunëtori më i ngushtë i Saliut në të gjitha pisllëqet e Saliut që nga 2005 e mbrapa, që vjedhja më e madhe e ashtuquajtura vjedhja e “Rrugës së Kombit”, pastaj “Gërdeci”, pastaj “Vrasjet në Bulevard” të 4 vëllezërve tanë protestues, “Shitja e Detit” në marrveshjen me Greqinë ku Saliu ishte lartë dhe Luli firmoste poshtë dhe të gjitha, deklaroi Taulant Balla.

Gjatë takimit të zhvilluar me strukturat e PS-së, Balla në cilësinë e drejtuesit politik për qarkun e Fierit, ka prezantuar kandidaturën e socialistëve për Bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa.

Ai u shpreh se eksperienca 16-vjeçare në administratën vendore është arma më e fortë e Eriselda Sefës, të cilat sipas tij, do ta ndihmojnë për të çuar përpara projektet transformuese që kane nisur në Bashkinë Lushnje.

“Na duhet votëbesimi juaj për të vazhduar disa punë të rëndësishme, për të filluar një pjesë që ende si kemi filluar që lidhen me këtë Njësi dhe me Lushnjen. Ne kemi Edi Ramën në krye të qeverisë dhe në 2025 nëse ne kemi punuar mirë do të vijmë për të kërkuar mbështetjen tuaj por sot duhet mbështetja juaj për Eriselda Sefën në krye të Bashkisë Lushnje. Eriselda është një vajzë, një grua, një motër, një nënë e kësaj zone, e cila 16-vite ka mësuar artin e qeverisjes vendore, duke mësuar shumë nga problemet e trashëguar andër vite, për të mësuar se si ti riparojë ato.

Ka punuar me projektet e Bashkimit Europian, projektet e donatorëve të tjerë ku kushti themelor që ata kanë është transparenca dhe lufta kundër korrupsionit. Të gjitha këto veti të mira dhe eksperienca të mira e bën atë, e bën Edi Ramën e bën kryesinë e PS, na bën ne që të mendojmë që tashmëmë në fund kemi gjetur ilaçin e duhur, zgjedhjen më të mirë për në krye të bashkisë. Siç e thotë Edi Rama shpesh po do të bësh punë të mira, sigurisht gratë janë aty për të qeverisur mirë, u shpreh Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Balla u ndal edhe tek aleanca mes Berishës dhe LSI për zgjedhjet e 6 marsit duke e konsideruar atë një thes anti-amerikan, duke shtuar se edhe Basha është bashkë me ta duke qënë se ka qënë bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishës.

Kandidatja për kryebashkiake Eriselda Sefa renditi disa nga prioritetet e punës së saj pjesën e mbetur të mandatit duke evidentuar shërbimin e pastrimit si nevojën më imediate.

Ndërsa deputeti i zones Erion Braçe akuzoi Sali Berishen se po kërkon ta përdorë popullin shqiptar për arsyet e veta personale kundër Amerikës:

“Këto zgjedhje mund të ishin bërë edhe me herët, Ilir Meta zgjodhi  ti bënte tani për një arsye të vetme, jo për të zgjedhur një kryetar bashkie, as nuk i intereson fare, e tregoi në mënyrën më të qartë të mundshme që nuk ju intereson çështja e kryetarit të Bashkisë apo e Bashkisë Lushnje ashtu siç nuk ju interesoni ju. Juve ju është provuar, i interesoni ju thjesht për të marr ca vota. Kësaj radhe nuk ju duhen votat për të zgjidhur punë, kësaj radhe ju duhen votat për të vendosur popullin shqiptar përballë Amerikës.

Mund ta ketë emrin si të dojë kandidati i PD 1, i PD 2, i PD 3, i PD 5, LSI 1, LSI 2, LSI 3, LSI 5 në këto zgjedhje, por një emër është i përbahkët kërkon që të sfidojë Amerikën në vendim-marrjen e saj. Kërkon një parti, një kandidat, një bashki anti-Amerikane për ti thënë Amerikës që ja ne jemi shumicë këtu dhe ju duhet të hiqni statusin non-grata për Sali Berishën. Përse duhet të sakrifikojmë ne për këtë gjë? Sali Berisha e ka çështje personale e duhet të shkojë ta zgjidhi vetë. Ne po e kemi çështje shoqërore, çështje kombëtare që Sali Berisha përdor një popull të tërë për tja kundërvënë Amerikës, u shpreh Braçe.

Next Post
Ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që mund t’ju manipulojnë deri mendimet!

Ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që mund t'ju manipulojnë deri mendimet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In