Lufta ndaj informalitetit e ndërmarrë nga qeveria që prej fillimit të muajit Shtator ka shtrirë kontrollet e saj në të gjiha bizneset në Shqipëri, qofshin këta edhe të personave publikë.
E tillë ka qenë situata edhe për Arbër Çepanin, djalin që fitoi “Big Brother 1”, i cili është gjobitur 500 mijë lekë nga tatimorët.
Reagimi i tij ka qenë i ashpër në Facebook, ku ka kritikuar qeverinë shqiptare, duke e cilësuar si të padrejtë masën administrative ndaj tij.










