• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

by Os De
06/11/2025 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe solli në Kuvend një sërë shembuj konkretë nga raporti vjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2024, duke denoncuar sjelljen abuzive dhe klienteliste të disa zyrtarëve në Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve. 

Në fjalën e tij, Braçe përmendi një rast të pazakontë gjatë një kontrolli tatimor në periferi të Tiranës, ku një biznes i vogël ishte gjobitur me 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë të gjetura pa faturë tatimore. 

“Në momentin e kontrollit, rezulton se nuk kishte faturë për gjizë me çmim 229 lekë për kilogram. Dhe gjoba është 822 mijë lekë të reja. Për 15 kile gjizë! Ky është abuzim,” – u shpreh Braçe, duke lexuar dokumentin zyrtar të raportit nga foltorja e Kuvendit. 

Sipas tij, raporti i KLSH-së ka zbuluar problematika të theksuara në prokurimet publike, klientelizëm në Dogana, si dhe vonesa në arkëtimin e borxheve tatimore. Deputeti theksoi se shpesh zyrtarët tatimorë dalin jashtë çdo sistemi kontrolli, duke shmangur kamerat apo GPS-in gjatë inspektimeve. 

“KLSH ka bërë një punë të mirë, sepse evidenton raste ku organet fiskale sillen egër me të dobëtin dhe bëjnë sikur nuk shohin kur bëhet fjalë për të mëdhenjtë,” – shtoi ai. 

Në vijim, Braçe iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, sipas të cilave “janë vjedhur 900 milionë euro në nëntë muaj”, duke i cilësuar këto deklarata si “gënjeshtra patologjike”. 

“KLSH është institucion që punon mbi bazë faktesh, jo thashethemesh. Në raport nuk ekziston asnjë shifër e tillë. Të thuash se u vodhën 900 milionë euro në një vit është lajthitje ose mashtrim i qëllimshëm,” – tha Braçe. 

Deputeti theksoi se të gjitha rastet e evidentuara nga KLSH janë përcjellë për hetim në SPAK, ndërsa kërkoi që raportet e institucionit të përdoren për të ndërtuar një administratë më të drejtë dhe më transparente, e jo për qëllime politike. 

Next Post
“Nuk di të ziejë një vezë”/ Sarkozy me “dietë” në qeli, ish-presidenti refuzon ushqimin e burgut sepse ka frikë nga helmimi

“Nuk di të ziejë një vezë”/ Sarkozy me “dietë” në qeli, ish-presidenti refuzon ushqimin e burgut sepse ka frikë nga helmimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

February 22, 2026
Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

February 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 shkurt 2026

February 22, 2026
“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

February 22, 2026
Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

February 22, 2026
Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

February 22, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

February 22, 2026
Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

February 22, 2026
Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In