Gazetari Ylli Dylgjeri ka publikuar një status lidhur me debatin nëse do taksohen me 5 % edhe rrogat e ulëta.
Ai sjell një paralelizëm mes kohës së Lasgushit dhe Rilindjes së asaj kohe dhe “Rilindjes” së ditëve të sotme. Teksa, Teodor Keko e pyeste Lasgushin ku po shkon, ai përgjigjej, po shkoj të marr atë rroçkën.
Dylgjeri e ka sjellë në formën më të bukur dhe të dhimbshme njëkohësisht, pasi nëse do të taksohen edhe rrogat e ulëta, ky është një absurditet i qeverisë “Rama”.
Statusi i plotë i Ylli Dylgjerit:
Një kujtim nga Lasgushi…
-Do tatojnë edhe rroçkën?!
Ishin vitet 1984. Kohë kur Rinia e Tiranës oganizonte një konferencë talentesh te reja
në letërsi dhe arte. Na duhej si rini, të bashkëpunonim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Në një ditë te nxehte korriku, duke shkuar drejt Lidhjes, dëgjoj një zë të fortë që vinte
nga trotuari tjetër:
Ku po shkon o Lasgush? Ishte i ndjeri Dori.
Miku ynë Teodor Keko, që e thërriste përtej rrugës shkrimtarin e madh.
I madhi Lasgush, çapitej drejt Lidhjes për të martë rrogën e “Muajve të krijmtarisë”. Sigurisht, rroga për kohën ishte relativisht e vogël, dhe sipas “përmasave” të saj, Lasgushi kish gati edhe përgjigjen:
– Po shkoj të marr ato rroçkë- iu përgjegj Dorit.
Te qeshurat mbuluan rrugën…
* * *
Mu kujtua për dreq kjo histori sonte
kur po lexoj të përflitet për vendosjen e Taksimit 5% edhe mbi rrogat e ulta…? (rroçkat)
Nuk i përkas kësaj kategorie rrogtarësh, por më dhëmb njëlloj si to. Ndaj, në errësirën e kësaj nate gushti, po thërras si dikur i ndjeri Lasgush:
-Vertetë… duan t’na tatojnë edhe këtë rroçkë??? Lasgushi e jetoi Rilindjen.
Edhe Une po jetoj “Rilindjen”…









