• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimi mbi pagat, deklarimi mbi të ardhurat dhe aktivitetet ilegale, ku çalon Shqipëria

by Java News
10/02/2017 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në Shqipëri, numri i personave që zyrtarisht deklarojnë se kanë të ardhura me të larta se 2 milionë lekë në vit (rreth 15 mijë euro) është shumë i ulët. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, që i referohen personave që kanë bërë deklarimin e të ardhurave vitin e kaluar janë dorëzuar gjithsej 6341 deklarata nga individët tatimpagues, raporton Monitor. Numri i individëve që kanë deklaruar se kanë të ardhura mbi 1250 euro në muaj (15 mijë euro në vit) është minimal, në raport me totalin e të punësuarve në vend, vetëm 0.6% e tyre (në total sipas INSTAT janë mbi 1 milion të punësuar në vit, nga të cilët 417 mijë në sektorin privat jo bujqësor, 475 mijë në bujqësi dhe 165 mijë në shtet).

Në bazë të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, individët me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit duhet të bëjnë çdo vit deklarimin e tyre në tatime deri në datën 30 prill.

Këtu përfshihen të ardhurat nga paga, qiraja, dividendi, interesat bankare, lotaritë, pasuria intelektuale, fitimi kapital nga dhurimi,të ardhura të realizuara jashtë territorit shqiptar. Trendi i deklarimeve ka ardhur gjithsesi në rritje. Ky ritëm në vitin e kaluar Ishte në 11% rritje kundrejt vitit paraardhës.

Në shifrat e tatimeve përfshihen vetëm individët që zyrtarisht kanë deklaruar se të ardhurat e tyre i kalojnë 1250 euro në muaj, ndërsa numri real i tyre, përfshirë të ardhurat e padeklaruara, apo ato të përfituara me korrupsion ose aktivitet ilegal është praktikisht i pamatshëm.

Tatimi mbi pagat e larta, më dekurajuesi në rajon

Shqipëria mban rekord në rajon për taksimin e Individëve me paga të larta. Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që I taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Për krahasim, Mali I Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, I taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel.

Edhe Serbia, që I ka taksat mbi biznesin të larta dhe të krahasueshme me ne, të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi I taton me 10%. Serbia taton të ardhurat nga copyright dhe të ardhurat nga qiraja 20%; të ardhurat nga kapitali 15% duke përjashtuar nga taksimi shitjen e aseteve që ishin në pronësi të shitësit për më shumë se 10 vjet.

Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat personale është I sheshtë prej 10%. Në Mal të Zi, tatimi mbi të ardhurat është 9% dhe rritet në 11% për të ardhurat prej më shumë se 720 Euro neto/muaj nga punësimi. Në këtë shtet, pagat për punonjësit Start up (përveç për sektorët e bujqësisë, peshkimit, transportit, ndërtimit të anijeve) janë subjekt I përjashtimit nga taksimi për 8 vjet, deri në një shumë totale prej 200,000 euro.Kosova ka tatimin mbi pagën më të ulëtin në rajon, progresiv nga zero në 10 (0%/4%, 8%, /10%). Në Bosnjë Hercegovinë, tatimi mbi të ardhurat është fiks, 10%.

ma.me

Next Post
“Hajdutët e Rinasit vodhën edhe shtëpitë e 2 ministrave”

Tani u bë boll! Dhe është “boll” për të gjithë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In