• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet te Chris Brown, monitorojnë xhiron e lokalit në Durrës

by Aalison Pearse Stevens
10/07/2016 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve do të monitorojë të gjithë aktivitetit që do të zhvillohen gjatë këtij sezoni veror. Kjo deklaratë ka ardhur pas kontrollit të ushtruar një ditë më parë nga Tatimet, tek një subjekt në Durrës, ku mbrëmjen e djeshme performoi këngëtari amerikan Chris Brown.

“Dje në orën 10 ka filluar monitorimi i subjektit në Durrës. Subjekti kishte të instaluara 4 kasa fiskale, 1 te dera ku pritej bileta dhe 3 në banak. Kishte 37 të punësuar. Në subjekt, punonjësit e Inspektoriatit Tatimor kanë qëndruar për rreth katër orë. Të gjitha të dhënat e konstatuara dje do verifikohen në Tiranë.

Subjekti është i regjistruar në Tiranë dhe do mbahet në monitorim të vazhdueshëm pasi do ketë evente javore. Drejtoria e Përgjithshme ka udhëzuar që në fillim të sezonit drejtoritë rajonale të monitorojnë këto aktivitete në çdo qytet”, thuhet në reagimin e Tatimeve.

Më herët, pati edhe një reagim te kryetarit të Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe i cili kërkoi sqarime nga organet tatimore nëse subjekti privat ka paguar TVSh apo ka bërë evazion fiskal.

“Po lexoj për koncertin në Durrës. Me thënë të drejtën, më bënë përshtypje çmimet, por për tatimet pyetjen e kam: A ishte kush nga tatimet për të vërtetuar xhiron dje në “koncertin” e Chris Brown? Do ta bëj pyetjen edhe zyrtarisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të kuptuar shpenzimin e djeshëm, faturimin dhe TVSH e deklaruar”, shkroi Braçe në profilin e tij.

Të shtunën në mbrëmje, reperi i famshëm amerikan Chris Brown performoi në qytetin e Durrësit.

Por ajo që ngjalli habi, ishin çmimet e bërë publike për cilindo që do të dëshironte të shihte këngëtarin e tij të preferuar, të cilat shkonin nga 200 euro deri në 3 mijë euro.

Next Post

Dyshimi për transferimin e prokurorit, Martini kundër Llallës: Nuk e dhashë pëlqimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sejdiu: Pse Deklaratën e Pavarësisë duhej ta lexonte Krasniqi dhe jo Thaçi

Konstatimet e Fatmir Sejdiut pas 18 vitesh: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28

February 18, 2026
La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

February 18, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Thumanë-Kashar, përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

February 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In