• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet pastrojnë regjistrin, “fshihen” gjysmat e kompanive

by A R
04/05/2016 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati gjysma e bizneseve në vend kanë rezultuar me statusin pasiv sipas një selektimi që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë në regjistrin e tatimpaguesve.

Në kuadër të luftës ndaj informalitetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën e tatimpaguesve me status pasiv, nga i cili rezulton se janë rreth 91 mijë biznese me këtë status. Lista e plotë gjendet në linkun e mëposhtëm:https://www.tatime.gov.al/sqal/Media/Publikime/Borxhi%20Tatimor/Documents/Pasiv28042016.pdf.

Nga ky selektim i DPT rezulton që vetëm 50 e për qind e bizneseve të regjistruara  (rreth 180 mijë biznese) janë aktualisht aktive.

Banka Botërore në kuadër të mbështetjes buxhetore për qeverinë shqiptare kishte rekomanduar disa masa kundër evazionit fiskal.

Sipas Bankës rast tipik është regjistri i tatimpaguesve, kur një përqindje e madhe e tyre janë joefektive. Nga një verifikim që ju bë regjistrit tatimor, Banka Botërore ka gjetur në fillim të vitit 2014 se, rreth 28 për qind e bizneseve janë joefektive.  Por tani kur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur publikimin e regjistrit pasiv të bizneseve rezulton se gjysma e tyre janë fiktive pasi kanë më shumë se tre vite që nuk kanë paguar detyrimet dhe kanë kaluar me status pasiv.

Pastrimi i regjistrit nga bizneset joefektive shihet si një masë e parë anti-evazion. Pas kësaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të krijojë një regjistër me bizneset që realisht janë tatimpagues. Më pas, institucionet financiare ndërkombëtare rekomandojnë që ky regjistër të administrohet në mënyrë rigoroze, duke i përjashtuar bizneset që nuk paguajnë për dy apo tre periudha tatimore rresht.

Sipas rekomandimeve të Bankës, bizneset mund të futen sërish në regjistër vetëm pasi të kenë shlyer detyrimet. Por, ndërkohë, askush nuk mund të verifikojë listën e pastër të bizneseve. Ndërsa lista tjetër e bizneseve jo korrekt mund të verifikohet fare lehtë nëse spekulon me faturat e TVSH dhe kjo duhet t’i bëhet e ditur menjëherë publikut. Pjesa tjetër e bizneseve që janë në listën e “pastër” e marrin automatikisht rimbursimin e TVSH-së.

Ndërkohë programi për kthimin e TVSH duhet për të kontrolluar, nëse furnizuesi nuk është në listë dhe do të paralajmërojnë tatimpaguesin se furnizuesi i tij nuk është i autorizuar të lëshojë fatura të TVSH-së. Ndërkohë dogana nuk duhet të përpunojë importet ose eksportet për tregtarët që nuk janë në regjistrin e pastër. (javanews.al / a.r)

Next Post

Pas kërcënimeve të shumta, adhuruesi i vogël i Messit largohet nga Afganistani (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In