• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TATIMET/ Nesër ditat e fundit për të dorëzuar vetëdeklarimin për të ardhurat

by Java News
29/04/2018 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nesër është dita e fundit e afatit që çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi dy milionë lekë në vit, në mbështetje të Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë:- Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

– Të ardhurat bruto nga dividenti

– Të ardhurat bruto nga qiraja

– Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit

– Të ardhura bruto nga interesat bankare

– Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme

– Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.

– Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

– Fitimi kapitali nga dhurimi

– Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

– Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

Çdo individ, i cili është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, duhet të bëjë kujdesin e duhur për plotësimin e saktë të të dhënave të deklaratës dhe sidomos për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, në rastet kur individi përfiton dy apo më shumë paga në një muaj nga punëdhënës të ndryshëm.

Plotësimi i pasaktë i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave mund të shkaktojë vendosjen e penaliteteve për individin deklarues.

Tatimi mbi pagat dhe shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit, duhet të llogaritet vetem për pagat dhe shpërblimet e përfituara nga individi, bazuar në një marrëdhënie të rregullt punësimi dhe sipas shumave të deklaruara nga punëdhënësi në listëpagesat respektive. Çdo e ardhur tjetër, e përfituar për shkak të marrjes pjesë në Komisione të ndryshme, Komitete, borde drejtuese, këshilla mbikqyrese etj, për të cilat është mbajtur paraprakisht 15 % Tatim në Burim nga përfituesi i shërbimit dhe nuk janë deklaruar si paga nga ky i fundit, nuk duhet të llogariten si pagë e përfituar nga individi deklarues. Totali i pagave dhe shpërblimeve të deklaruara nga individi deklarues duhet të përputhen me totalin e pagave dhe shpërblimeve të deklaruara për të nga punëdhënësit, sipas deklaratave të listëpagesave respektive të administruara nga administrata tatimore.

Për më shumë informacion, mund të klikohet në faqen zyrtare të Administratës Tatimore, www.tatime.gov.al, të merret informacion në zyrat e shërbimit ndaj tatimpaguesve ose pranë drejtorive rajonale tatimore, si edhe të telefonohet në numrin e telefonit pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Rama: Ja 3 segmentet që po ndërtohen nga Fieri- Pogradeci e deri në Theth!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In