Numri i bizneseve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka ardhur në rritje.
Sipas statisitkave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatiemve, DPT, lista e bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet tatimore është 17 471, nga 13 778 biznese që
ishin në fund të muajit dhjetor.
Ndaj këtyre bizneseve janë marrë masat e sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.
Tatimorët e publikojnë listën e zezë në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e tyre deri kur detyrimi tatimor të jetë paguar. (java / r.a)