Drejtoria e Tatimve i është përgjigjur përmes një shkrese Komisionit Hetimor të CEZ, i cili kishte kërkuar informacion për dëshmitarin Nuel Kalaj.
Burime pranë Kuvendit për News24 bëjnë me dije se në shkresën e Tatimeve, Kalaj cilësohet si një person i regjistruar si konsulent ekonomik.
“Për disa vite Nuel Kalaj shmangu detyrimet tatimore. Ai u regjistrua si person fizik në Dhjetor 2007 dhe në vitin 2010 i ndërpreu deklarimet” – mësohet të jetë një pjesë e përmbajtjes së letrës. /b.d