• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet: Edhe dy ditë kohë! 30 qershori, afati i fundit i fiskalizimit!

by A R
28/06/2022 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm 2 ditë nga afati përfundimtar për fiskalizimin e biznesit të vogël pa TVSH, Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit të fiskalizohen, brenda 30 qershorit, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi.

“30 qershori është afati i fundit për fiskalizimin! Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit, që nuk e kanë nisur ende procesin e fiskalizimit, të aplikojnë fillimisht për marrjen e certifikatës elektronike, dokument elektronik i lëshuar nga AKSHI, përmes shërbimit digjital “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691)”, i cili udhëzon për hapat, që duhen ndjekur, për aplikim të suksesshëm”, sqaron zyrtarisht Administrata Tatimore.

Sipas DPT-së, tatimpaguesit kanë mundësi për të fiskalizuar faturat e tyre, përmes përdorimit të platformës së Administratës Tatimore, Self-Care ose implementimit të një zgjidhje softuerike.

“Subjektet, që lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë, sipas nenit 22 të ligjit të Fiskalizimit mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurën e Fiskalizimit duke përdorur platformën Self-Care pa pagesë, nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1) Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar;
2) Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël;
3) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;
4) Kanë statusin ligjor “Person Fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”.

Në rast të mospërmbushjes së një prej kritereve të mësipërme, tatimpaguesi duhet të zbatojë procedurën e fiskalizimit me anë të zgjidhjeve softuerike të certifikuara, sipas rregullave të përgjithshme të përcaktuara në ligjin nr. 87/2019.

Kompanitë e certifikuara nga AKSHI dhe DPT (https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1652/njoftim-per-pajisjet-fiskale-aktuale-te-certifikuara )

Sa i takon ecurisë së fiskalizimit në shifra konkrete për periudhën nga 1 janari 2021 deri më 27 qershor 2022, zyrtarisht raportohet se është realizuar me sukses fiskalizimi në masën 100% për biznesin e madh dhe të vogël me TVSH.

“Nga 1 janari 2021 – 27 qershor 2022, janë pajisur me certifikatë fiskalizimi rreth 108 mijë tatimpagues, ndërsa mbi 4500 tatimpagues të biznesit të vogël pa TVSH kanë aplikuar për t’u pajisur me certifikatën elektronike të fiskalizimit. Në total, referuar të njëjtës periudhë, janë lëshuar 407,353,527 fatura të fiskalizuara. Ndërsa pritet fiskalizimi i rreth 10% tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, duke përjashtuar këtu tatimpaguesit, që nuk ushtrojnë aktivitet, e megjithatë nuk mund të kalojnë në status pasiv, për shkak të detyrimeve të papaguara, etj”.

/a.r

Next Post
Presidenti i ri/ Meta befason me qëndrimin e tij, ‘shigjeton’ opozitën: Ka bërë krime që bëhen një herë në 100 vjet

Raporti për kanabisin / Meta: Shqiptarët i njohin grupet kriminale dhe ortakët e tyre në nivelet më të larta shtetërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In