• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Task Forca/ Gjonaj: Antikorrupsioni, 6 drejtorë ikin nga puna, 3 kallzime penale

by Java News
07/07/2018 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një konferencë për mediat mesditën e të shtunës, ka prezantuar rezultatet e kontrollit të Task-Forcës në institucionet shtetërore. Gjonaj ka thënë se nga rezultatet e kontrolleve është dalë në përfundimin se 6 drejtorë nëpër rrethe duhet të largohen nga detyra.

“Nisur nga ankesat dhe denoncimet e qytetarëve në Platformën Shqipëriaqëduam.al, për veprime abuzive, ose raste korruptive nga administrata publike, me vendim të Këshillit të Ministrave në prill 2018 është ngritur Task Forca ndërinstitucionale antikorrupsion, e cila drejtohet nga Ministri i Drejtësisë.
Task Forca Antikorrupsion ka në përbërje të saj drejtues dhe stafet e institucioneve, apo drejtorive që janë të lidhura drejtpërdrejtë me inspektime dhe kontrolle për rastet e paligjshmërisë, si Inspektoratin qendror, Njësinë e transparencës dhe Antikorrupsionit në Kryeministri, Agjencinë e Prokurimeve Publike, dhe Zyrën Operacionale të situatës në Kryeministri”, tha Gjonaj.

Sipas saj, gjatë periudhës 2-mujore, maj – qershor 2018, Task Forca Antikorrupsion ka ushtruar kontroll me synim evidentimin e praktikave abuzive, korruptive dhe arbitrare në 35 institucione qendrore ku ofrohet shërbim ndaj qytetarëve.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, kanë rezultuar shkelje ligjore dhe administrative të drejtuesve dhe punonjësve të këtyre institucioneve, një pjesë e të cilave arrijnë në kufijtë e veprës penale. Më lejoni që në cilësinë edhe të Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, të deklaroj se kemi konstatuar se bashkëpunimi i qytetarëve me strukturat antikorrupsion po jep rezultate konkrete në evidentimin dhe ndëshkimin e nëpunësve të ndryshëm, deri në nivele drejtuese, të cilët me aktet e tyre abuzive kanë shkelur në mënyrë të hapur ligjin.
Vetëm për periudhën Maj – Qershor 2018, Task Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsion ka rekomanduar Ministrave dhe drejtuesve të përgjithshëm 172 masa disiplinore, prej të cilave 28 largime nga detyra.
Largimet nga detyra përfshijnë një numër të lartë punonjësish dhe një sërë drejtuesish të zyrave rajonale të hipotekës, ALUIZNIT, Tatimeve, AKU-së, inspektorateve, Drejtorive Bujqësore, etj. Konkretisht janë larguar nga detyra 4 drejtues drejtorish, 5 përgjegjës sektorësh dhe 19 specialistë”, deklaroi ministrja.

Sipas saj, nga kontrollet e ushtruara nga Task Forca Antikorrupsion, janë depozituar në organin e Prokurorisë, dhe 3 kallëzime penale, për 6 drejtues të niveleve të ndryshme të administratës.

“Kallëzim penal për Regjistruesin e ZVRPP Krujë, për shkelje ligjore të rënda që plotësojnë elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
Nga kontrollet janë konstatuar vonesa pa asnjë justifikim të praktikave të qytetarëve, veprime të dyshuara për korrupsion lidhur me certifikatat e pronësisë, mungesë transparence për menaxhimin e aplikimeve të qytetarëve, etj.
Është depozituar kallëzim penal për drejtorin e ALUIZNI-t Sarandë dhe për tre përgjegjës të po kësaj drejtorie, të sektorit të legalizimit dhe planifikimit urban dhe të sektorit të kalimit të pronësisë, të cilët dyshohen të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke legalizuar sipërfaqe në letra më të mëdha se ato në realitet si dhe për mos respektim të afateve dhe procedurave për raste të legalizimeve.
Po ashtu është kryer kallëzim penal për përgjegjësin e sektorit në sektorin e asistencës dhe shërbimit ndaj tatimpaguesve në Drejtorinë Tatimore Rajonale Vlorë, ku dyshohet për kryerjen e veprimeve që lidhen me shpërdorimin e detyrës. Duke marrë shkas rëndësinë që ka për qytetarët, si dhe për shkeljet që janë evidentuar, shpreh bindjen e plotë se Prokuroria do të veprojë sa më shpejt në hetimin e gjithanshëm dhe në zbardhjen e rasteve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore personat e kallëzuar dhe çdo person të implikuar në këto çështje.
Tashmë kemi hyrë në një fazë të thelluar të luftës kundër korrupsionit ku do të kërkonim jo vetëm mbështetjen e institucioneve të hetimit dhe të gjykimit, por edhe të inkurajonim edhe një herë, të gjithë qytetarët, që të na bashkohen në këtë luftë të përbashkët kundër korrupsionit dhe abuzimit me detyrën, si e vetmja mundësi për të ndryshuar njëherë e mirë kulturën dhe praktikën e pandëshkueshmërisë.
Kontrollet e Task Forcës Antikorrupsion, në bazë të denoncimeve të qytetarëve, do të vijojnë pranë të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve, duke synuar ndëshkimin e praktikave abuzive, korruptive dhe arbitrare dhe marrjen e masave të duhura për rikthimin e ligjshmërisë në këto institucione.
Dua të shpreh angazhimin e qeverisë, se çdo denoncim i juaj do të vlerësohet me seriozitetin maksimal dhe asnjë tolerim nuk do tiketë për këdo nëpunës të administratës publike që do të guxojë të abuzojë me detyrën apo të kryejë veprime korruptive”, tha Gjonaj.

ma.me

Next Post
Ekstradohen nga Greqia dy të dënuarit shqiptarë

Ekstradohen nga Greqia dy të dënuarit shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In