Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në daljen e rradhës mbi rezultatet e luftës kundër korrupsion njoftoi se task-forca antikorrupsion në raportet përfundimtare ka rekomanduar 24 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve prej të cilave 9 prej tyre janë shkarkime nga puna.
Në sitën e kontrollit kanë qenë institucione si Inspektoriati Qëndror Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dega Durrës
Personat e shkarkuar nga pozicioni janë një drejtor, një inspektor, tre përgjegjës sektori dhe katër specialistë pranë Inspektoriatit Qëndror Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.
Rastet kur shkeljet e konstatuara janë në kufijtë e veprës penale, task-forca antikorrupsion ka kryer kallëzimet penale për personat përgjegjës.
Konkretisht janë kallëzuar penalisht 2 punonjës, tha Gjonaj.
a.ç