• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tashmë duhet të paguani doganë për blerjet online me vlerë mbi 22 euro

by A R
28/07/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shkaktuar një zemërim të madh te konsumatorët një vendim i fundit i qeverisë që të ulë kufirin e blerjeve online në 22 euro, kur blen direkt nga Shqipëria dhe në 45 euro kur ta dërgojnë (pa pagesë) nga jashtë, nga 20 mijë lekë apo rreth 145 euro, që ishte më parë.

Kufiri 22 euro, sipas konsumatorëve është shumë i ulët, ndërsa ata shtojnë se te blerjet online kishin gjetur raportin më të mirë mes cilësisë dhe çmimit. “Në Shqipëri vijnë produkte kineze apo turke të një cilësie të ulët, që shiten me çmim shumë të lartë për cilësinë që kanë, ndërsa në internet mund të gjesh mallra me çmime të pranueshme për markën dhe standardet që ofrojnë”, thotë Elona, një blerëse e rregullt online, që gjurmon shpesh në internet se cilat janë ofertat më të mira.

Punonjës të postave që veprojnë në Shqipëri tregojnë se blerjet online ishin bërë mjaft të preferuara nga individët, kryesisht  të rinjtë e të rejat, sidomos pasi kufiri i pataksueshëm i blerjeve ishte rritur në 20 mijë lekë në vitin 2014.

Shtetet kryesore nga vijnë pakot janë Italia dhe SHBA-të.

Punonjësit e postave pohojnë se shuma e blerjeve luhatet nga 100 në 900 euro, por pjesa më e madhe e pakove, mbi 75% të tyre kanë një vlerë rreth 100 euro. Këto pako, me hyrjen në fuqi të vendimit të ri do të paguajnë edhe 22.4 euro më shumë.

“Kalvari” i doganës

Deri tani, dërgesat online deri në 145 euro nuk kishin nevojë për zhdoganim dhe posta ta sillte mallin direkt e në shtëpi. Tashmë, nëse malli i kalon 22 euro, për pritësin do të fillojë një “sorrollatje” e vërtetë, që shpesh nuk ia vlen mundimi për vlerën.

Në pakon e dërguar, dërguesi vë gjithnjë faturën e vlerës së mallit. Me hyrjen në fuqi të vendimit të ri të qeverisë, në momentin që vlera e faturës do i kalojë 22 euro ose rreth 25 dollarë do të fillojë procesi i zhdoganimit. Blerësi duhet të paraqitet në Postë ose në Rinas, varet ku i ka ardhur malli, të plotësojë deklaratën doganore dhe më pas të bëjë pagesën e doganës në bankë. Vetëm pasi të ketë marrë pagesën mund të bëjë tërheqjen e mallit.

Taksat shtesë përfshijnë TVSH-në 20% dhe taksën doganore 2.4%, në total 22.4%.

Në mbledhjen e fundit qeveria vendosi ë blerjet online mbi 22 euro të paguajnë TVSH dhe taksë doganore, ndërsa për dhuratat apo dërgesat që qytetarët marrin nga jashtë taksimi fillon nga kufiri 45 euro. http://www.monitor.al/qeveria-vendos-kufiri-per-blerjet-online-22-euro-per-dergesat-nga-jashte-45-euro/

Sipas vendimit, përjashtohen nga detyrimet e importit:

 a)  mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro;
b) dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.”.

Rriten blerjet te “Gabi”

Një tjetër alternativë e konsumatorëve, në kërkim të raportit cilësi çmim ka qenë dhe tregu I veshjeve të përdorura. Shifrat e INSTAT tregojnë se importet e veshjeve të përdorura kanë shënuar një rritje të ndjeshme dhe të pandalshme gjatë katër viteve të fundit. Për pesë mujorin 2016 ato arritën në 1 miliardë lekë (rreth 8 milionë euro), me një rritje prej 17% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat afatgjata të INSTAT tregojnë se rritja e ndjeshme ka filluar në vitin 2013, pikërisht kur kriza e pas 2009-s filloi të jepte efektet në konsum. Në vit importohen rreth 13 milionë kg veshje të përdorura, me një vlerë importi prej rreth 18 milionë euro në 2015-n, sipas INSTAT. http://www.monitor.al/kriza-lulezon-biznesi-gabit/ /Monitor/

Next Post

Manovra të përbashkëta detare, Kina e Rusia i tregojnë dhëmbët Amerikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In