• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tash e gjetëm kush me na i shkund ullinjtë

by Frrok Çupi
06/11/2023 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ky burri që kishim lënë për kafe sot paradite, ishte ngritur herët në Kurbin.

Shtëpia e tij, e vjetër sa Shna Ndou, ndodhet pak më përtej Kishës së Laçit. Është i heshtur, me sytë si dy shkëndija dielli, pak mustakë, me këmishë të bardhë si në verë si në dimër, duket pak i kërrusur sepse është i gjatë…

Emrin nuk dua ta them, se e kam mik, nuk e kisha si këdo që kam shkuar për ta investuar dhe i them ‘fol tani, se po regjistrohesh’.

Lokali ku lamë për kafe kishte në mure dy ekrane të dy televizioneve të ndryshëm. Ai përballë kurbinasit e bënte burrin e ardhur që, herë- herë, të priste bisedën dhe të rudhte ballin për andej nga ekrani. Iu bë sikur e teproi me ndërprerjet e shkurtra dhe në një moment e ndërpreu fare. O ra heshtje, o ma la mua që të them ndonjë gjë.

Por thuajse heshtja u bë më e fortë se fjalët. Ai pastroi pak zërin, lëvizi shpatullat sikur po ngrihej, dhe më thotë:

-Tash po… Tash e gjetëm kush po na i shkund ullinjtë këtë vit!

Kurbinasi ishte ngulur në ekranin ku shfaqeshin lajmet me figurën e deputetëve që vareshin nga kangjelat metalike që rrethojnë selinë e Kuvendit, deri te lavjerrja për në dritaren e selisë.

5 a 6 deputetë të pjesës Foltore të PD, të përjashtuar nga seancat e Kuvendit dhe komisionet, për shkak të sjelljeve të padenja ligjërisht, iu sulën sot ushtarëve dhe zyrtarëve të Gardës që ruanin selinë, hipën mbi hekura dhe nëpër korniza dritaresh, derisa ia dolën të shfaqen të lumtur nëpër dritare. Ishte një pamje e shëmtuar, shumë neveritëse.

Miku im me mua në kafe e kishte parë me një sy tjetër; jo aq keq sa e shikojnë shumë qytetarë si ‘turp për këta’. Jo, ky është i menduar dhe i mençur.

“Tash e gjetëm kush po na i shkund ullinjtë këtë vit”, tha hidhët, duke drejtuar dorën për andej nga ekrani.

Burri ishte mrrol pak teksa shihte burrat varur pantallona nëpër duar të tjetrit përmbi hekurta të mprehta që të mos hyjnë gjallesa të egra.

-Po më duket se këta na duhen vetëm për atë punë, për ullinjtë- tha prapë ai. Dhe nisi ta bëjë si një tregim këtë që tha:

-Kam nja njëzet rrënjë, poshtë në fushë të Laçit- tha. Po kush i vjel këtë vit? Fshatarët, edhe kush ka mbet, nuk të vjen më për të shkundur ullinjtë. Punë e rëndë, duhet të ngjitesh degë më degë, të shqyesh lëkurën… Pa le që tani, edhe po të erdhi dikush, të kërkon vegla moderne për shkundje. Kurrkush nuk hip më në majë të ullirit, të thonë se nuk punojnë më ‘në manual’…, tha burri, si i menduar se si do ta bëjë këtë vjeshtë.

… E mori edhe një herë lugën, s’e mbante mend a e kishte mbaruar kafen, dhe bëri sikur përziente sheqerin. I ishte skuqur fytyra, siç ndodh kur të zë turpi i tjetrit.

I bëra me shenjë kamerierit edhe për një kafe tjetër…

Next Post
Berisha kërcënon para seancës: Çdo skenar do ta shihni sot në Parlament

Nuk shkoi në SPAK, Berisha vazhdon talljen me drejtësinë: S’ka ardhur njoftim në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In