• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tarifat/ Në faturën e ujit shtohen edhe 3 taksa për familjarët

by Aalison Pearse Stevens
22/03/2016 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka vendosur të përdorë Ndërmarrjen e Ujësjellës- Kanalizimeve si agjent tatimor për vjeljen e jo një, por tri taksave e tarifave vendore. Ndonëse faturën e kripur e kanë marrë tashmë të gjithë, biznese e familjarë, risinë e bëri me dije një ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me USAID-in për modernizimin e UKT-së.

Sipas tij, në kushtet e trashëgimit të 60 milionë eurove borxhe nga administrata e kaluar, kjo është e vetmja mënyrë për të shëndoshur financat. “Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë një dyqan pa inventar.

Duke shkrirë në një faturë të vetme të gjitha detyrimet e Bashkisë, kemi mundësi që të kontabilizojmë më mirë të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, si dhe të shëndoshim financat, të cilat pastaj përkthehen në punë publike”.

FATURA

Për të shëndoshur financat e saj, nga muaji paraardhës, Bashkia e Tiranës ka vendosur që faturës së ujit t’i shtojë tri taksa e tarifa vendore, të cilat nuk janë të reja, thjesht bashkia paraardhëse nuk i mblidhte. Por sa e rëndojnë një banor apo biznes taksa për pronën, e pastrimit dhe infrastrukturës arsimore bashkë me ujin që harxhon çdo muaj?

fax

Ndërsa dy të fundit janë fikse, përkatësisht, 5 mijë dhe 1800 lekë në vit, taksa për pronën përllogaritet në varësi në zonës, llojit të ndërtesës dhe sipërfaqes që zë. Të tria ndahen dhe paguhen në 12 këste mujore.

Tarifa e pastrimit është rrumbullakosur në vlerën e 420 lekëve në muaj, ndërsa taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, që zëvendësoi atë të gjelbërimit, është 150 lekë në muaj. Ndërsa taksa e pronës për një banesë normale pas ‘93-shit varion mesatarisht nga 100 në 150 lekë për muaj. Bazuar mbi këtë llogari, minimalisht, çdo kryefamiljar, duke nisur nga ky muaj duhet të paguajë 700 lekë më shumë.

Next Post

Isa Mustafa thotë s’ka kritere shtesë, BE-ja përmend “udhëzime” të mëtejme

Comments 1

  1. Kunder pushtit komunidt says:
    10 years ago

    Mor po kerkoi ndjese publikisht ky pushti i vogel komunist per fallsifikimin e firmes tek fleta e gjobes se Bashkise ne dem te PD-se?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In