• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tarifa e re / Kush kalon Rrugën e Kombit, do të paguajë 5 euro

by Java News
29/08/2015 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shtator pritet të nisë aplikimi i tarifës 5 euro për kalimin në Rrugën e Kombit. Katër kompani kanë dorëzuar ofertat pranë Ministrisë së Transportit për t’u bërë pjesë e garës së dhënies me koncesion të autostradës Milot­Morinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj. Burime nga Ministria e Transportit, bëjnë të ditur se hapja e ofertave dhe vlerësimi i tyre do të bëhet më datë 15 shtator, në mënyrë që ky aks të kalohet vetëm duke paguar një taksë të caktuar.

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës ka publikuar njoftimin e kontratës për kompanitë e interesuara koncesionare dhe data 23 mars ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për kualifikim. “GSH”, bën të ditur se ministria ka në dispozicion 180 ditë për të vlerësuar ofertat përkatëse, kohë që korrespondon me muajin shtator.

Deri më tani, nga drejtuesit e këtij institucioni është thënë që taksa për kalimin në këtë rrugë do të jetë rreth 5 euro, dhe duket se kompania e përzgjedhur do të jetë ajo që ka një ofertë rreth kësaj vlere. Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në verilindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës.

Objektivi kryesor i këtij koncesioni është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesioni do të zgjasë për një periudhë 30­vjeçare dhe kompania fituese do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa, dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeo­teknike të stabilizimit. Dhënia me koncesion e Rrugës së Kombit është lajmëruar dy vjet më parë, por duket se tashmë nuk ka më kthim mbrapa.

Next Post

Shkatërrohen 14 mijë rrënjë kanabis sativa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

February 2, 2026
Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

February 2, 2026
Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

February 2, 2026
“Më intrigon, je kaq i ëmbël”, princeshës norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

“Më intrigon, je kaq i ëmbël”, princeshës norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

February 2, 2026
Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

February 2, 2026
Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In