Studiuesi i njohur Auron Tare ka shkuar për një vizitë në qytezën Laconia, në Neë Hampshire të Amerikës.
Auron Tare teksa ka ndalur aty, ka kujtuar se Laconia është vendlindja e Thoma Stefanit, shqiptarit në krye të misionit amerikan në Luftën e Dytë Botërore.
E plotë nga Auron Tare:
Teksa mbushja makinën me benzinë, në një dalje të rastesisshme në autostradën drejt kufirit kanadez, vura re se tabela e qytezës ku kisha ndaluar shkruante Laconia.
Cuditshëm, dukej sikur një forcë e pa njohur më kishte shtyrë të ndaloja pikërisht në Laconia. Nje qyteze e vogel ne shtetin e Neë Hampshire vendosur buze nje liqeni rrethuar me pisha te larta. Nje nga ato provincat e shumta amerikane ku jeta rridhte ngadale dhe shtepizat prej druri mbuluar nga bora te jepnin pershtypjen se asgje nuk ndodhte prej kohesh.
Laconia eshte vendlindja e nje personazhi me origjine shqiptare pak I njohur por mjaft I rendesishem per nje nga periudhat me ndikim ne historine e Shqiperise. Lufta e Dyte Boterore. Pikerisht ketu ne kete qyteze te fjetur lindi ne 1917 Thoma Eftimi Stefani. Djali I vetem midis 3 motrave. Ardhur nga fshatrat e Korces, familja Stefani ne fillim te 1900 ishte vendosur ne kete qyteze te humbur amerikane per te filluar nje jete te re.
Kam shfletuar me qindra dokumenta te Luftes se Dyte Boterore kur Misioni Amerikan u vendos prane Shtabit te Enver Hoxhes ne 1943. Tom Stefanit i zgjedhur si Kryetar I ketij Misioni bente lidhjen e shtabit amerikan te vendosur ne Bari me ushtrine partizane. Ende te pa botuara nje pjese e madhe e ketij dokumentacioni gjendet ne arkivat amerikane ne Ëashington.
Kurioz per qytezen ku familja Korcare Stefani kishte ndertuar jeten e vet mbi 100 vjet me pare, mora nje kafe në dorë dhe vendosa te shikoj në se kishte ndonjë gjurmë të jetës së Tom Stefanit.
Dija se Familja Stefani kishte pasur nje dyqan te vogel ku shiste mallrat te ndryshme. Adresa e shkruar ne dokumentat e Stefanit ishte kollaj per tu gjetur. Ne nje rruge te ngushte afer qendres se qytezes, Godina e dyqanit Stefani ishte ende ne këmbë. Tabela perjashta tregonte se i perkiste nje dentisti i cili kryente sherbime edhe ne raste emergjence. Me shumë mundësi kati i dytë i godinës ishte shtëpia ku ishte rritur Thomai (Tom)
Laconia në vitet 1930-të kishte pasur vetëm një shkollë të mesme. Nje godine e bukur e ndertuar me gur te kuq. E gjeta me nje here. Ishte ruajtur dhe shndruar ne Gjykaten e Qytetit. Kisha ortodokse ku me siguri familja Stefani ishte anetare e rregullt ishte ne krahun e kundert te shkolles. Distanca midis Shkolles se Mesme dhe Kishes ortodokse ne Laconia ishte jo me shume se 1 km. Diku ne mes te saj kishte qene dyqani I Eftimi Stefanit dhe shtepia e tyre ku Tom Stefani kishte lindur dhe kishte banuar per nje kohe te gjate. Hapsira perkundruall dikur nje fushe me bar prane liqenit ishte tashme pjese e Hotelit Best Ëestern. Por Qendra e Qytezes nuk kishte pesuar ndryshime te medha qe nga vitet 30. Ne 1946 kur Tom Stefani ishte kthyer nga Aventura e tij shqiptare ne shtepine e vogel ne Laconia, kishte sjelle me vete edhe nje zonjushe elegante. Bashkeshortja e tij Lulu Vrioni. Laconia nje province e vogel me shume mundesi I kishte lene nje pershtypje te thelle si nje vend i humbur Lulu Vrionit, nje prej zonjushave me te edukuara te pasura dhe mjaft liberale per kohen te Kryeqytetit shqiptar, Tirana. Laconia provinciale me dyqane te vogla, e fjetur dhe pa asnje mundesi per nje personazh si Vrioni me sigur kishte shtuar zhgenjimin e saj per zgjedhjen e bere ne Tirane ku e rrethuar nga admiruesit e shumte dhe oficeret e misioneve te huaja ishte martuar ne fshehtesi me Tom Stefanin. Kryetarin e Misionit Ushtarak Amerikan ne Shqiperi. Aureola e nje oficeri te rendesishem amerikan ne Tiranen e pas luftes tashme ishte zhvleresuar ne Laconia provincial pa asnje te ardhme per bashkeshortin e saj civil.
Ne ato pak informacione qe ka per jeten e Stefanit pas kthimit ne Amerike mund te kuptosh zhgenjimin e tij nga jeta qe gjeti. Tashme nje oficeri i demobilizuar nga ushtria ish-Anetari i sherbimit inteligjente amerikan OSS I cili per dy vite me rradhe ishte rrethuar nga nje jete plot shkelqim ne Shqiperi, nuk pershtatej me ne jeten civile. I mesuar te ishte ne qender te vemendjes, i rrethuar nga politikane te rinj dhe te vjeter qe kerkonin vemendjen e tij ne hollin e Hotel Dajtit. I veshur me uniformen e shkelqyer te nje oficeri amerikan qe rezantonte fuqi. I perkedhelur nga nje prej vajzave te aristokracise shqiptare tashme ne Laconian provincial I pa pune pa uniformen ushtarake dhe me nje bashkeshorte e zhgenyer nga jeta amerikane, Tom Stefani filloi te pinte. Emri I tij permendet per nje moment ne deshmine e policise amerikane mbi vdekjen e Mithat Frasherit ne Neë York. Stefani dhe Lulu Vrioni, (mbesa e Mithatit) ishin personat e pare qe kishin gjetur trupin e pa jete te liderit te opozites anti komuniste ne dhomen e Hotelit. Perse Tom Stefani kishte ndodhur prane Mithat Frasherit ne ato momente nuk ka asnje deshmi. Ndoshta ky ishte edhe nje nga momentet e fundit qe Stefani dhe Lulu Vrioni ishin ende bashke.
Ka shume pak informacion se cfare jete bente Tom Stefani ne fillimet e vite 50. Disa nga miqte e dikurshem te aventures shqiptare e permendin si nje person i pa pune pa nje adrese fikse dhe pa asnje mundesi jetese te sigurte. Jetonte me nje pension minimal te marre nga ushtria. Lulu Vrioni e vendosur ne DC si spikere ne Zerin e Amerikes ka kohe qe eshte larguar prej tij.
Kapiteni I OSS John Hudson qe kishte ardhur me Mision ne Shqipri ne 1944, ne nje interviste me mua per Top Channel, kur e pyeta se perse ekspertiza e Tom Stefanit nuk u perdor nga sherbimet amerikane qe po kryenin nje sere Misionesh kunder Shqiperise komniste ne vitet 50-te u shpreh se – “ne ate kohe kishte nje pershtypje se ai ( Tom Stefani) kishte qene mjaft afert me liderin komunist Hoxha gjate Misionit te tij ne Shqiperi”
Vite me pare, ne nje bisede telefonike me anetarin e fundit te Misionit Amerikan ne Shqiperi Nik Kukich, ai me tha se Stefani e kishte vizituar ate ne qytetin ku jetonte diku nga fillimi i viteve 50. “Ishte shume I deshperuar nga jeta qe bente dhe ndarja me Vrionin” – me tha Kukich me nje ze si te shuar nga mosha.
Nik Kukich me tha se edhe kishte kaluar shume kohe nga ato vite dhe kujtesa e tij ishte shume e dobet. Kur e pyeta ne se kishte ndonje detaj me tha se nuk I kujtohej asgje. I biri I Nik Kukich I cili mundesoi kete bisede te shkurter me tha se pasi pak kthimit nga Shqiperia ne 1946, I ati kishte vendosur te harronte cdo gje. Nuk donte te fliste fare mbi vitet e tija si officer I inteligjences amerikane ne Shqiperi. Sa here qe mund te binte fjala per vitet e tija ne Lufte- babai nuk foli kurre se cfare roli apo Misioni pati ne Shqiperi. Dukshem kishte kaluar nje traume.
E cuditshme si deshmi por kjo telefonate mu kujtua teksa po kerkoja varrezen qe prehej Tom Stefani.
Varrezat ishin shume prane ish shkolles ku kishte kaluar rinine e tij. Me nje shprese te vagullte se mund te gjeja gurrvarrin e Stefanit u enda nje cope here mes parcelave te rregullta. Bora kishte mbuluar nje pjese te mire te varrezes dhe verdalle kishte vetem korba te zinje qe klithnin pa pushim.
Tom Stefani u gjet I vdekur ne rruge ne Los Angeles nga policia vendase ne shtator te 1959. Nuk kishte asnje adrese banimi dhe asgje qe te vertetonte se jetonte diku. Me shume mundesi kishte kohe qe jetonte ne rruge dhe ishte I alkolizuar. Pas identifikimit nepermjet nje shoqate bamirese u mundesua sjellja e tij ne qytetin e lindjes Laconia. Sipas dëshmive të pakta në varrim ishin vetem 3 motrat me emër të amerikanizuar dhe shume pak miq te familjes ne Laconia. Asnje nga ish miqte e tij te dikurshem te OSS, as Lulu Vrioni dhe askush nga ushtria nuk kishte qene present per ti dhene lamtumiren e fundit. Duhej te kishte qene nje varrim i trishtuesh