Igli Tare e ka konfirmuar se De Vrij do të largohet në fund të sezonit, pasi Lazio ka tërhequr ofertën për kontratën e re.
Ai falënderoi lojtarin për përkushtimin e tij, por tha se në qershor ai do të largohet.
“Lazio ka tërhequr propozimin për kontratën e re të De Vrij”, ka thënë Tare për Mediaset Premium.
“Ne kemi tërhequr ofertën tonë për arsye që do t’i bëjmë të dituar më vonë. Ishte një zgjedhje e bërë pas disa muajsh bisedime, por kishte një limit”, vazhdoi ai.
“Ai ka qenë profesionist i jashtëzakonshëm dhe e falënderojmë për çka ka bërë dhe do të bëj deri në fund të sezonit. Ai i ka dhënë shumë këtij klubi, por rrugët tona do të ndahen në qershor”, u shpreh ai në fund.
De Vrij po kërkohet nga shumë skuadra, ndër to Inter, Juventus dhe Manchester United./a.m.