• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

TAP, grekja “Corinth Pipeworks” fiton të drejtën për 500 km tubacione

by A R
23/11/2015 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka lidhur një kontratë me kompaninë Corinth Pipeworks S.A. që do të furnizojë projektin me rreth 495 km tuba linje me diametër 48 inç për pjesën e Gazsjellësit Trans Adriatik që do të përshkojë Greqinë.

Kjo kontratë përfshin rreth 270.000 ton tuba linje.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “Ne vlerësojmë faktin që do të punojmë me Corinth Pipeworks S.A. në kuadrin e kësaj kontrate të rëndësishme. Kjo kompani dhe partnerja e saj Marubeni Itochu Steel inc. dhanë një ofertë në përputhje me standardet më të larta të industrisë. Gjithashtu dëshiroj të falënderoj të gjitha kompanitë e tjera që morën pjesë në këtë raund tenderimi. TAP-i ka përdorur një proces rigoroz përzgjedhjeje, bazuar në kompetencat teknike, standardet e shëndetit dhe sigurisë të kompanive, si dhe në praktikën më të mirë ndërkombëtare.

Duke qenë se përzgjodhëm Corinth Pipeworks S.A. si furnitor madhor për tubat e linjës të nevojshëm për TAP-in në Greqi, shpresojmë që kjo të përkthehet në punësim dhe që të sjellë investime dhe përfitime të shtuara afatgjata.”

Corinth Pipeworks S.A. është një furnitor botëror i tubave të çelikut me cilësi të lartë për tregjet e energjisë dhe ndërtimit. Me zyra qendrore në Greqi, Grupi i Kompanive Corinth Pipeëorks ka degë në Greqi, SHBA, Rusi, Qipro dhe Poloni, si dhe një rrjet agjencish përfaqësuese në të gjithë botën. Impianti i kompanisë Thisvi gjendet në Viotia të Greqisë dhe kapaciteti prodhues vjetor në këtë impiant arrin në rreth 1.000.000 ton.

Marubeni Itochu Steel Inc (MISI) është një nga furnitorët më të mëdhenj të çelikut dhe tubave në botë me një xhiro të konsoliduar vjetore prej 2.1 triliard Jen dhe fitim bruto prej 40 miliard Jen në vitin 2014. MISI është krijuar në vitin 2001 në Japoni si një investim i përbashkët 50/50 i Korporatave Marubeni dhe Itochu.

Këtë vit TAP-i ka lidhur disa kontrata: ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri (prill 2015), valvulat sferike me diametër të madh dhe aktivizuesit (korrik 2015), dhe turbo kompresorët (shtator 2015) dhe fashaturat lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësve të sondave pastruese (tetor 2015).

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 878 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek, në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

Ai është një investim i drejtpërdrejtë i huaj dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, transporti i parë drejt Evropës pritet të ndodhë afërsisht në vitin 2020.

MONITOR

Next Post

Luftë bandash në Luiziana, 16 të plagosur në një park

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

March 6, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Afati deri më 31 mars/ Nga përllogaritja te rimbursimi, ekspertja zbërthen DIVA-n: Si mund të përfitojnë prindërit

March 6, 2026
Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

March 6, 2026
Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

March 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

“Të ndryshohet mentaliteti në PD”. Jorida Tabaku: Të rinjtë të mos kenë frikë

March 6, 2026
FOTO / Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht pas emisionit djalin e trashëgimtarit të tokës

FOTO / Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht pas emisionit djalin e trashëgimtarit të tokës

March 6, 2026
VIDEO / E emocionuar dhe e përlotur, Balluku i jep porosinë e fundit stafit: Mbani mend diçka…

VIDEO / E emocionuar dhe e përlotur, Balluku i jep porosinë e fundit stafit: Mbani mend diçka…

March 6, 2026
‘E verbuar për pushtet!’ Këshilltari i Kurtit sulmon Osmanin: Zgjodhi shkeljen e Kushtetutës!

‘E verbuar për pushtet!’ Këshilltari i Kurtit sulmon Osmanin: Zgjodhi shkeljen e Kushtetutës!

March 6, 2026
Seanca për dosjen “Partizani”/ Malltezi dhe Begeja mbërrijnë në gjykatë, mungon avokati i Berishës

Seanca për dosjen “Partizani”/ Malltezi dhe Begeja mbërrijnë në gjykatë, mungon avokati i Berishës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In