Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thuhet se po përgatiten për një inkursion tokësor në Rripin e Gazës. Këtë e demonstrojnë dhjetëra tanke izraelite që po shkojnë drejt enklavës palestineze, siç dëshmohet nga videot e shpërndara në rrjetet sociale.
Vazhdojnë luftimet në jug të Izraelit midis militantëve të Hamasit dhe forcave të izraelite. Forcat izraelite u përleshën me persona të armatosur nga grupi palestinez Hamas të dielën, 24 orë pasi militantët filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit, në të cilin rreth 500 njerëz u vranë në ditën më vdekjeprurëse të sulmeve në Izrael për 50 vjet.
Konflikti u përhap edhe nga Libani në veri të Izraelit, pasi grupi i armatosur Hezbollah, lëshoi raketa, dhe tha se këtë e keru “në solidaritet” me popullin palestinez.
/a.d