Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme prezantoi në fshatin Bubullimë të Lushnjës kandidatin Elton Bano për zgjedhjet e 6 marsit.
Gjatë fjalës së tij Berisha përmendi dhe dosjen e “Toyota Yaris” për të cilën tha se Lulzim Basha për deklaratën e bërë duhet të ishte në qeli, mirëpo nuk u ndëshkua pasi atë dosje ja mbylli Edi Rama.
Ai gjithashtu tha se Basha tani nuk del para demokratëve pasi ka frikë se ata e “godasin me domate dhe vezë”, për gazin lotësjellës që u hodhi demokratëve.
“Përveç kandidatit të Ramës këtu kandidon edhe një tjetër që është kopje e Lul Bravës. Unë nuk e njoh personalisht atë, por dy gjëra ju them, nëse e ndjente veten të përkushtuar ndaj jush, atëherë ai do hynte në garë dhe nuk do emërohej nga askush tjetër përveç jush. Ju keni kontatuar që tani, Lulzim Brava është peng i Ramës dhe kur e kam thënë këtë në fillim, njerëzit kanë qenë skeptikë, por tani kanë dalë dokumente të pakundërshtueshme. Ju të gjithë e dini aferën “Toyota Yaris”.
Secili prej jush po të kishte bërë një deklaratë të tillë, do ishte në qeli për dekonspirim të operacionit. Por dosjen ja mbylli Edi Rama. Nga ana e Belgjikës, unë ju garantoj se do i shkohet deri në fund dosjes, Tani nuk del askund, është mbyllur se ka frikë se mos e gjuajnë me vezë dhe domate sepse u hodhi gaz lotsjellës demokratëve. Mos ngatërroni logon, sepse logon e PD-së e ka rrëmbyer me ndihmën e Edi Ramës dhe policisë së tij. Logo e vërtetë është kjo, “Shtëpia e Lirisë”. Me datën 6 mars votoni këtë logo, numrin 3 në fletën e votimit!/m.j
plake i ndyre,i pa dinjitet dhunues,mashtrues hajdute e vrases,,pore fajin e ka quajtura drejtesi,ti ke hake me te vare per dhapet o kriminel.