Presidenti Ilir Meta ka komentuar protestën e zhvilluar në Partinë Demokratike në 8 janar.
Kreu i Shtetit shprehet se u ka kërkuar mbështetësve të Berishës që të ruajnë qetësinë dhe të vijojnë me një protestë paqësore.
Në një intervistë për emisionin “Now”, Meta tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me mbështetësit e Lulzim Bashës që ishin brenda selisë.
“Po të kisha kontakte me Berishën, nuk do kisha kaq mall për të. Ndoqa një Foltore të Devollit të Berishës, më pëlqeu. Tani letrat janë hapur. Çfarë të bënim kur z.Berisha, magneti i kësaj toke, siç e kanë cilësuar apo Presidenti i Përgjithshem siç e quaj unë, qëndronte në pankinë. Por tani që ka dalë në fushën e lojës, gjërat kanë ndryshuar. Ngjarjet e rëndësishme nuk fshihem, që të rri të pres të ndodhë ndonjë qamet. Unë kam bërë pushim 7 janar, vajta në Dajt u çlodha dhe erdha për të ndjekur situatën. Kam pasur kontakte me Belindin, me Klevis Balliun.
Nuk kam pasur arsye për të pasur komunikim me ata brenda. Doli një personazh që thotë se do vritej një deputet me iniciale E.A. Kam detyrë për të thënë se bëni kujdes, ruani etikën dhe paqe. Kanë mendim se Presidenti do vjedhë vulat. Presidenti është me të vërtetën, me opozitën që përmbush misionin Kushtetues. Nuk është Presidenti me lojrat që bëhet për shkatërrimin e votës së lirë dhe opozitarizmin. Ata që do shkojnë në parlament të bëjë opozitën, le të bëjnë opozitën, edhe 5 veta të jenë. Të mos bëhen bashkë me pozitën. Sa më demiokratike të jetë opozita, aq më mirë është dhe pozita” – tha Meta
O kasolle ku na mblodhe