• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tani nis beteja mes tyre..

by Artur Ajazi
02/09/2023 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Lulzim Basha, i rizgjedhur kryetar i PD-së (me vulë), e mblodhi Kuvendin e asaj force politike. Nga forma dukej si një kuvend, si të gjitha kuvendet e asaj partie, kurse përmbajtja ishte zbavitëse. Thirrjet “Basha-Basha”, apo dhe “Fitore-Fitore”, nuk munguan, edhe kur në podium ngjitej ndonjë vajze apo djalosh i ri në moshë. Por gjithsesi, Basha e mblodhi kallaballëkun e tij. Se ishin anëtarësia e partisë, apo se ishin të ardhur (nga simotrat e saj), kjo ha debat. Por ai e vendosi, “luftë ndaj qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, luftë ndaj kastës së vjetër të partisë që ka zaptuar muret dhe zyrat”etj,etj,etj. Dukej sikur Basha dhe rreshti i parë në sallë, ishin të parët që kishin formuar Partisë Demokratike. Kishte edhe zonja të ulura pranë tij (që në fakt  janë ngjitur në parti nga “non-grata”) që në fjalimet e tyre krejt monotone , nuk thanë asgjë, nuk krijuan asnjë emocion apo risi kuvendimi, por thjesht uruan kryetarin e ri, dhe uruan fitoren e partisë “përballë qeverisjes së kapitulluar të Edi Ramës”. Beteja në fakt e Bashës, nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë, me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Kjo për faktin sepse, PD është shumë e vockël dhe e papërfillshme në raport me arritjet dhe zhvillimin e PS si forcë e përgjegjshme politike. Edhe pse u mundua të thotë në fjalën e tij se “Edi Rama këtej e tutje ka të bëjë me një opozitë solide që synon pushtetin”, etj, etj, dukej sheshit se Basha shinjestrën e kishte me Sali Berishën. Eshtë pikërisht Berisha që i ka marrë atij shumicën e bazës, zyrat, godinën, përdor flamurin, simbolet e tjera, dhe flet gjithmonë nën emrin e PD. Beteja në fakt nis pas Kuvendit të Bashës. Nis  beteja mes Berishës “non-grata” dhe Bashës së rikthyer për të tretën herë si kryetar i kontestuar. A mund ta mundë vallë Basha një Sali Berishë të akuzuar dhe  të denoncuar nga SHBA, edhe pse ka shumicën e bazës me vehte ? Kjo mbetet për tu parë pas 4 Shtatorit në vazhdim. Gjithsesi, (duke mos dashur të gënjejmë demokratët) betejat tani e tutje Basha i ka me Berishën, aspak  me Edi Ramën. Për përmbylljen e mandatit të tretë qeverisës, mandatin e katërt, mandatin e pestë etjjj, të Partisë Socialiste, Lulzim Basha nuk përbën shqetësimin më të vogël. Partia Demokratike, e Bashës apo Berishës, është sot më e papërfillshme se kurrë. E shkërrmoqur nga qendra deri në bazë, ajo po “lufton” me vehten për mbijetesën politike. Aludimi i Bashës në Kuvendin e partisë se “ne jemi forcë politike që aspirojmë pushtetin”, ishte shakaja e rradhës dhe batuta sfiduese, pas asaj  që bëri në Parlament se, 7x 7, bëjnë 42.

Next Post
Kuvendi Kombëtar i PD/ Ja sa delegatë ishin prezentë

Kuvendi Kombëtar i PD/ Ja sa delegatë ishin prezentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In