Moderatorja e njohur Ellen DeGeneres ka treguar një simptomë që ka kaluar në momentin që ka qenë e infektuar me Covid-19. Përmes statuseve në rrjetet sociale, DeGeneres shkruan se ajo ka pasur një dhimbje të fortë shpine, simptomë që nuk e ka vënë re tek të infektuarit e tjerë.
Moderatorja ka shtuar gjithashtu se aktualisht ndihet shumë mirë, sepse tashmë është kuruar.
“Tani ndihem 100% mire. Përshëndetje të gjithëve, thjesht dua të them faleminderit për të gjitha urimet. Unë ju vlerësoj shumë. Ndihem vërtet mirë. Një gjë që ata nuk jua kanë thënë është se keni, disi, dhimbje torturuese në shpinë,”- tregon ajo.
Ellen rezultoi pozitive me koronavirus më datë 10 dhe tani është shumë mirë.
g.kosovari











