Barcelona është në çerekfinale tashmë, duke arritur ëndrrën për t’u kualifikuar pas humbjes 4-0 të ndeshjes së parë.
Gjithsesi fitorja u kontestua shumë nga tifozët kundërshtarë të cilët kanë hedhur akuza ndaj gjyqtarit të ndeshjes Deniz Aytekin.
Ky i fundit, nuk akordoi penallti pas prekjes me dorë brenda zonës nga Javier Mascherano dhe një faull që shkaktoi ndaj Angel Di Maris.
Kurse, akordoi dy penallti të dyshimta në favor të Barcelonës.
Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të plasë gallata me fotomontazhe të ndryshme, përgatiti ”Express”. (b.an)