• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tani është koha…

by Plator Nesturi
07/07/2021 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes si dhe 10 zyrtarëve të tjerë lokalë të kësaj bashkie, ishte sinjali i parë se SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë kanë vënë në fokus jo vetëm luftën ndaj krimit të organizuar, por dhe korrupsionin në administratë. Ky operacion vjen pas disa goditjeve në këtë periudhë të elementëve të narkotrafikut dhe lidhjeve të tyre në drejtësi apo në uniformat blu, çka e bën më të plotë panoramën se tashmë ka nisur një ndërhyrje në shkallë të gjerë të organeve të drejtësisë në sfera të ndryshme të aktivitetit kriminal.

Një shenjë e mirë se gjërat po lëvizin për mirë dhe padyshim që këto shembuj gëzojnë mbështetjen e opinionit publik. Dhe ndërsa në gusht besohet se bëhet operacionale dhe puna e agjentëve të BKH, si agjensi hetimi, mendohet se gjatë gjysmës së dytë të vitit do të ketë shumë lajme për godotje të krimit dhe korrupsionit. Gjithsesi shenjat janë të mira dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është se dhe politika po rri larg, apo e detyruar të lëshojë hapësirë, që organet e drejtësisë të vijojnë misionin e tyre në bazë të ligjit.

Kryeministri Rama, pas rastit të arrestimeve në Lushnje, u distancua menjëherë nga zyrtarët e akuzuar duke u shprehur se nga PS nuk do të ketë asnjë mbrojtje dhe se për akuzat ata duhet të përgjigjen personalisht përpara drejtësisë. Këtë qëndrim Rama e qartësoi që gjatë zhvillimit të Kongresit të PS muajin e kaluar dhe tashmë e vijon më tej me tezën se “PS u shërben zgjedhësve, jo të zgjedhurve”.

Ndërkohë, kreu i PD Basha duket se ka hequr dorë nga akuzat se drejtësia është e kapur nga maxhoranca, ndërsa përshendet arrestimin e kryebashkiakut të majtë të Lushnjës, por gjithsesi nuk i shmanget dot propagandës kur shprehet se e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i denoncimeve të PD. Në këtë mënyrë lëvizjet e para u bënë dhe rezultuan të suksesshme. Goditja e korrupsionit të tanishëm dhe ku vulat në shkresa janë ende të njoma, është shembulli më i mirë për të dëshmuar se nuk goditet vetëm korrupsioni i akumuluar ndër vite, por dhe ai i tanishëm, çka do të tregojë se ai nuk është i majtë dhe i djathtë, por se ai duhet të mbërrijë në bankat e akuzës, qoftë nga zyrtarët e tanishëm ashtu dhe të dikurshmit që kanë shkelur ligjin dhe kanë përfituar nga fondet publike.

Tani është koha që drejtësia të thotë me forca fjalën e vet për këdo. Ashtu siç ambasadorja e SHBA Kim, tërheq vëmendjen për këdo që ka abuzuar, që tani është koha të mendojnë pasojat për veprimet e tyre. Një mënyrë e tërthortë jo vetëm që drejtësia do të bëjë punën e saj, por dhe si paralajmërim për çdo zyrtar, të sotëm e të nesërm për përgjegjësitë që ka. Pasi dhe frika e ruan vreshtin. / Fjala.al/

Next Post
Selami Jenisheri ‘shpërthen’ ndaj kolegët ditën e fundit në Kuvend: Më të poshtrit e historisë, zgjedhjet do përsëriten dhe unë…

Selami Jenisheri 'shpërthen' ndaj kolegët ditën e fundit në Kuvend: Më të poshtrit e historisë, zgjedhjet do përsëriten dhe unë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In