• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tani duhen “primare” për kandidatët

by Mero Baze
05/10/2025 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në fillim u shfaqën ata që e kishin seriozisht garën si të pavarur. Pastaj pak nga pak ata që filluan të besojnë tek vetja dhe në fund ata që beson familja e Berishës se duhen përdorur në këtë fushatë.

Brenda dy ditëve, aq sa Berisha i ka lënë kohë kandidatëve të pavarur që të vetofrohen për Tiranën, numri i kandidatëve do të jetë më i madh se numri i anëtarëve të Kryesisë së PD.

Kjo është gjë e mirë, pasi Kryesia e PD do ta ketë të vështirë të zgjedhë se kush është më i miri prej tyre dhe do propozojë “primare” mes tyre, se kush merr më shumë vota.

Primaret do të organizohen brenda javës, pasi nuk ka shumë kohë për t’u vonuar, por bashkë me këta që u vetofruan do të futen edhe kandidatët që ofrojnë partitë e tjera opozitare.

Nëse ky kusht pranohet, atëherë vonë që vonë, duhet të përfshihen edhe kandidatët që janë vetofruar nga brenda PD.

Kështu, në fillim të javës tjetër mund të kemi një listë të gjerë me kandidatë nga tre kategori:

• E para, këta që u vetofruan si të pavarur,

• E dyta, ata që ofrohen nga partitë e tjera opozitare,

• E treta, ata që vetofrohen nga PD.

Pasi të aprovohen listat dhe të përgatiten fletët e votimit, do të fillojë votimi në primare.

Zgjedhjet do të jenë të rregullta, pasi në traditën e partive të tjera opozitare, përveç PD, nuk ka ankesa për vjedhje votash. Kështu që ata do rrijnë vigjilentë.

Në përfundim të votimit, natyrisht që kandidati më i votuar pritet të jetë ai që ofrohet nga PD. Por mbi PD ka një ofrum tjetër që është sponsori i PD, dhe në këtë rast, kandidati fitues do të shpallet ai që ofrohet nga borderoja e Shkëlzenit.

Pas kësaj, gjithë kandidatët e tjerë do të japin fjalën se do të mbështesin kandidatin fitues të primareve.

Në këtë mënyrë edhe opozita bashkohet më shumë rreth PD-së, dhe PD bashkohet më shumë rreth Berishës. Edhe Berisha vazhdon të mbështetet dhe më shumë te fëmijët. Pra kemi një proces të vërtetë konkurrues dhe përbashkues para zgjedhjes së kandidatit, proces i cili do mbahet mend gjatë: se si i hoqi PD-së edhe turpin që të mos kandidojë në zgjedhje, edhe përgjegjësinë për rezultatin.

Sipas asaj që duket nga gara, Berisha ia doli t’i poshtërojë ata që e kishin seriozisht ofertën e tyre si kandidatë të pavarur, duke nxjerrë më shumë kandidatë për Bashki se sa ka komisionerë në Tiranë.

Dhe që të jetë kuptimplotë e gjithë komedia, përballë regjimit të Edi Ramës, është mirë të jetë ai humoristi që imiton Edi Ramën, pasi ai plotëson shumë kritere: është dhe i pavarur, dhe disident i Lapajt, dhe i punësuar te Shkëlzeni, dhe është i famshëm se ka imituar Edi Ramën, pra e njeh atë në detaje. Kështu shqiptarët do të zgjedhin mes kopjes dhe origjinalit. Por gjithnjë duke qeshur.

Next Post
Makina të shkatërruara dhe trafik, çfarë shkaktoi i riu që i iku policisë në Tiranë

Makina të shkatërruara dhe trafik, çfarë shkaktoi i riu që i iku policisë në Tiranë

Comments 1

  1. Dent Ar says:
    4 months ago

    Edhe vetë Eni Vasili, nuk do ishte keq.
    Pa harruar, gjigandin mediatik te gollobërdës, shqiptaro -bullgarin, Lutfiq Dervishov, alei selam.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

February 10, 2026
Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In