• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tani, dëshmoftë pafajësinë!

by Enver Robelli
20/07/2019 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me aktin e dorëheqjes Haradinaj vuri një standard të lartë edhe për të tjerët që eventualisht mund të përballen me vështirësi të ngjashme në të ardhmen. Askush sot e tutje nuk mund të thotë: «Po shkoj në Hagë, por ma ruani postin».

 

Nga Enver Robelli

 

E para: gjithçka që mund të thuhet pas ftesës që Gjykata Speciale ia bëri Ramush Haradinajt është kjo: e dëshmoftë pafajësinë!

 

E dyta: nuk goditet askush që gjendet para një sfide që mund të ketë pasoja jo vetëm për të, por edhe për historinë e çlirimit të Kosovës.

 

E treta: me aktin e dorëheqjes Haradinaj vuri një standard të lartë edhe për të tjerët që eventualisht mund të përballen me vështirësi të ngjashme në të ardhmen. Askush sot e tutje nuk mund të thotë: «Po shkoj në Hagë, por ma ruani postin».

 

E katërta: me dorëheqje ai dha shembull se nuk e merr vendin peng dhe nuk e bart titullin e kryeministrit nëpër gjykata.

 

E pesta: emocionet dhe zemërimi – sado të kuptueshme – nuk kanë vend, sepse fakt është që Gjykatën Speciale e ka themeluar Kuvendi i Republikës së Kosovës.

 

E gjashta: krejt ata që rrahin gjoks e thonë se është dashur të refuzohet themelimi i Gjykatës Speciale, do të duhej të merrnin përgjegjësi edhe për izolimin shumëvjeçar të Kosovës, përfshirë konfrontimin e pashmangshëm me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me aleatët jetikë të Kosovës: Amerikën dhe Bashkimin Europian.

 

E shtata: ky koalicion ishte gjithçka tjetër përveç se qeveri. Ramush Haradinaj e ka ditur me kënd është shtrirë në shtrat. Më shumë sot nuk mund të thuhet. Historia do të tregojë më shumë në të ardhmen.

 

E teta: beteja për ruajtjen e shtetit të Kosovës është e përhershme dhe nuk varet nga një individ, pa marrë parasysh meritat që mund të ketë. Është detyrë kombëtare e këtyre dhe gjeneratave të ardhshme për ta mbrojtur të arriturën më të madhe historike të shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

 

E nënta: krekosjet e militantëve për rezistencë kundër bashkësisë ndërkombëtare dhe kërcënimet se do të qërojnë hesapet edhe me «armiqtë e brendshëm» e mbajnë Kosovën këtu ku është: në qorrsokak.

 

E dhjeta: pa marrë parasysh kush ka kryer krime të luftës, fakt është: janë njerëzit e vrarë, të keqtrajtuar, të burgosur. Për këtë dikush duhet të japë përgjegjësi – para gjykatës.

 

E njëmbëdhjeta: vetëm të verbrit në Kosovë injorojnë faktin se pas luftës (dhe deri më sot) janë kërcënuar dëshmitarët. Disa kanë vrarë veten. Të tjerë nuk kanë pranuar të dëshmojnë për shkak të frikës. Një shoqëri që pajtohet me këtë ankth, herët apo vonë e paguan një çmim.

 

E dymbëdhjeta: krimet e luftës nuk parashkruhen. Në atë çast që gjenden dëshmi të reja, çdo gjë nisë nga fillimi.

 

E trembëdhjeta: pas ftesës që ka marrë Haradinaj, ka shumë spekulime në mos ai është viktimë e intrigave mes politikanëve shqiptarë. Nëse kjo është e vërtetë, Haradinaj do të dalë edhe më triumfues. Por kjo nuk e bën atë as politikan, as njeri më të mirë apo të më keq. Kush dëshiron të luajë rol në jetën politike dhe publike, duhet të dëshmohet në çdo çast se e meriton besimin e qytetarëve.

 

E katërmbëdhjeta: asnjë luftë, sado e drejtë të jetë, nuk duhet të «monumentalizohet moralisht». Nëse çdo luftëtar reduktohet vetëm në pastërtinë e tij, në integritetin e tij gjoja të pamohueshëm, në trimërinë kalorësiake dhe në qëndrimin kinse përherë të drejtë – atëherë kjo ka një çmim: ky çmim e ka emrin DEHISTORIZIM I HISTORISË. Në trajtimin e së kaluarës ne duhet të durojmë «disonancat kognitive». Domethënë: lufta ishte e drejtë, por kishte individë në duart e të cilëve ende nuk është fshirë gjaku i njerëzve të pafajshëm. Autor i shprehjes «monumentalizim moral» është historiani gjerman Eckart Conze. Autor i shprehjes mbi «disonancat kognitive» është sociologu gjerman Ekkehard Klausa. Të dy këta dijetarë këto shprehje i kanë përdorur në kontekst jashtëkosovar, por mendimet e tyre mund të na shërbejnë për racionalizim të debateve mbi historinë bashkëkohore të Kosovës dhe interpretimin e saj.

 

E pesëmbëdhjeta: Kosova nuk do të ecën kurrë përpara për aq kohë sa mbetet peng i halleve të politikanëve me drejtësinë. Dy dekada pas luftës, Kosova ka nevojë urgjente për një klasë të re politike, nuk ka nevojë për qeveri me 90 zëvendësministra.

Next Post
Frontex/Pas Shqipërisë misioni do përhapet në Ballkan

Frontex/Pas Shqipërisë misioni do përhapet në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

February 8, 2026
Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Zyrtari i lartë i KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së

February 8, 2026
“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

February 8, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

February 8, 2026
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

February 8, 2026
Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In