• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Talibanët vrasin familjarin e gazetarit të Deutsche Welles

by
20/08/2021 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarët dhe familjet e tyre në Afganistan janë në rrezik jete. Këtë e tregon edhe rasti i vrasjes së familjarit të një gazetari të Deutsche Welle-s.

Talibanët në përndjekje të një gazetari të Deutsche Welles, kanë qëlluar për vdekje një anëtar të familjes së tij dhe kanë plagosur rëndë një tjetër. Talibanët kishin kërkuar shtëpi më shtëpi për gazetarin, që ndërkohë punon në Gjermani. Pjesëtarë të tjerë të familjes së gazetarit mundën të largoheshin në sekondat e fundit dhe janë në arrati.

Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg e dënoi ashpërsisht vrasjen dhe kërkoi nga qeveria gjermane të veprojë. “Vrasja e një familjari të afërm të njërit prej redaktorëve tanë është shumë tragjike dhe provon rrezikun akut, në të cilin ndodhen punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan. Talibanët si në Kabul edhe në provinca me sa duket kanë filluar të kërkojnë në mënyrë të organizuar për gazetarët. Nuk ka më kohë!”

Thirrje qeverisë gjermane

Këtë e bëjnë të qartë ngjarjet e javëve të fundit. Talibanët kanë bastisur shtëpitë e të paktën tre gazetarëve të Deutsche Welles. Kolegë nga media të tjera janë vrarë ose rrëmbyer. Nematullah Hemat nga televizioni privat, Ghargasht me gjasë është rrëmbyer nga talibanët, Toofan Omar, drejtues i radios private, Paktia Ghag Radio, sipas të dhënave të autoriteteve është vrarë qëllimisht. Dy burra, me gjasë luftëtarë talibanë vranë në rrugë në Xhalalbad edhe përkthyesin Amdadullah Ahmdard që punonte për mediat gjermane.

Deutsche Welle bashkë me media të tjera i kanë bërë thirrje qeverisë gjermane në një letër të hapur, të ngrenë një program emergjence vizash për punonjëset e punonjësit afganë të medias. Edhe Shoqata e Gazetarëve Gjermanë, DJV ka kërkuar veprim të shpejtë të qeverisë gjermane. “Gjermania nuk duhet të shohë pa vepruar, se si kolegët tanë përndiqen apo vriten”, është shprehur kreu i DJV, Frank Überall.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid u përpoq të qetësonte bashkësinë ndërkombëtare këtë javë në një konferencë shtypi. “Dua t’iu kujtoj, se ne do t’i falim të gjithë. Vetëm kështu mund të arrijnë paqen dhe stabilitetin. Çdokush e gjithsecili që ishte kundër nesh do ta falim.” Se sa vlerë kanë këto deklarata duket në ditët e fundit. Organizata “Reporterë pa kufi” i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të mbajë një takim jo formal për shkak të gjendjes së rrezikshme të gazetareve e gazetarëve.

/b.h

Next Post
Filluan të ndjenin ethe/ Tre senatorë amerikanë infektohen me COVID edhe pse ishin të vaksinuar

Filluan të ndjenin ethe/ Tre senatorë amerikanë infektohen me COVID edhe pse ishin të vaksinuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In