• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Talibanët dhunojnë dy zonja të PD-së

by A R
18/01/2024 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Azgan Haklaj

Kaçakët ashtu si egersirat dimrin e sidomos janarin e kane stinë të vështirë për të gjetur ushqimin dhe prenë e tyre për mbijetesë ndaj egërsohen përtej limiteve duke u bërë të rrezikshëm.

Kështu ndodhi dhe dje fatkeqësisht në Kuvendin e Shqipërisë me dy kaçakë të zbuluar të rradhës si Gaz Bardhi e Flamur Noka, të cilët pretendojnë të shpalosin opozitarizëm që në fakt duket qartë se janë në mejdan për lidership të lëvizjes çartiste, foltores, çetës antiamerikane, antidrejtësi.

Dy kaçakë të vaksinuar nga nongrata Marshall Berisha e të ndërsyer nga Trekëndëshi i Bermudës, për ta mbajtur peng parlamentarizmin, të mbështetur nga disa të tjerë që rrinin në prapaskenë publikisht e mediatikisht fyen, kërcënuan deri duke përdorur dhunë verbale e fizike ndaj deputeteve të PDSH-së që qëndruan si burrnesha Flutura Açka dhe Merita Bakiu.

Këto dy zonja të nderuara kanë qëndruar sypatrembura edhe me dt 8 janar të vitit 2022 në Selinë e PDSH-së përballë sulmit barbar të organizuar nga Hamasi i foltoristëve me të gjitha arsenalin e armëve mesjetare për ta marrë shtëpinë e lirisë me dhunë, por në fakt ikën me bisht ndër shalë.

Duhet theksuar se Flutura Açka përpos statusit politik është përsonalitet eminent i letrave shqipe më të cilën mburrej Gazeli në fushatën elektorale në Elbasan në vitin 2021.

Merita Bakiu është pinjolle e familjeve Bakiu & Balla, e përsekutur politike, kontributore mbi tre dekada për PDSH-në.

Ky është një akt i neveritshëm e i paprecedent i cili mund të gjëjë sinonim vetëm me aktet talibane ne Afganistan.

Nuk dua të përsëris mijëra shqiptarë që kanë dënuar në rrjetet e tyre sociale këtë paturpësi e cila tashmë është ndërkombëtarizuar e bërë virale por po ndalem ne dy aspekte që e rëndojnë veprimin e shëmtuar përtej ndëshkimit juridik i cili nuk ka arsye përse të mos ndodhë pasi ata të njëjtën gjë duan ta bëjnë të premten tek komisioni i reformës zgjedhore, sepse aty e kanë hallin, pasi nuk e duan këtë reformë që çertifikon fundin e tyre.

E para ky akt ndodh në një kohë kur i gjithë opinioni ynë po përjeton akte barbare dhune ndaj grave duke cënuar deri dinjitetin tonë dhe himanizmin si komb.

E dyta, ky makabritet publik, përveçse shembullit të neveritshëm që ekspozon në tempullin e demokracisë është një përdhosje e kodit zakonor të shqiptarëve ku gruaja, nderi dhe dinjiteti i saj janë të shenjta, e ndodhi pikërisht ditën e kalimit në amshim të simbolit kombëtar e përsonofikimit shtetëror të shqiptarëve Gjergj Kastriotit (Skenderbeut).

Imagjinoni çdo të kishte thënë Hipokrati për doktor Mulin!!!

Mirëpo me egërsira të uritura nuk mund të negociohet.

Këtu nuk është fjala për uri njerezore pasi të dy “talibanët parlamentarë” janë pasanikë të deklaruar por për uri politike pasi koncentrati i tyre i ushqimit ka prekur fundin.

Natyrisht ka në ballkonin e marrëzisë të Sali Magdalenës ca krunde që ju hidhen pasditeve por dimri është i gjate dhe krundet “non grata” po shterojnë.

Nuk kam fjalë të shpreh indinjaten time dhe jo vetëm dhe as epitete të kualifikoj këtë marrëzi e cila në gjithçka mund të përkthehet e perifrazohet por kurrë në opozitarizëm e politikë.

Shpresoj që nëse ka ngelur një pikë cipë politike e demokratike në Parlamentin Shqiptar ky akt jo vetëm të ndëshkohet por të jetë i fundit në këtë klime konflikti antikombëtar që po ushqehet me qëllime ugurzeza të cilat janë përsëritur shpesh në momente delikate nacionale në Atdheun tonë.

Së fundmi u them trimave huthi shkoni e protestoni tek spaku kur ta marrin Marshallin për tu pyetur po ua mbajti!

Aty nuk guxoni sepse nuk u mbështet dot Bermuda!

Këto sorra që sulmojnë shqipet do të kenë fundin e akrepit skorpion.

Next Post
Vrasja e dy mafiozëve grekë, një shqiptar mes të arrestuarve

Vrasja e dy mafiozëve grekë, një shqiptar mes të arrestuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In