• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Talenti që Edi Rama e zotëron më së miri

by Enver Robelli
30/03/2020 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Duke dërguar në Itali 30 mjekë e infermierë, kryeministri i Shqipërisë ka arritur të zgjojë vëmendje mediale jo vetëm në vendin më të rëndësishëm fqinj të Shqipërisë matanë Adriatikut. Aksioni është një investim i mirë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë. Këtë e tregon jo vetëm një reagim i aktores Sharon Stone në Instagram, por sidomos komentet pozitive të mediave italiane.

Politika jeton edhe nga pamjet. Çfarë na kujtohet nga këto tri dekadat e fundit? Ramiz Alia duke takuar studentët dhe intelektualët në prag të rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri. Romano Prodi në vitin 1997 para masës në Vlorë, ndërsa Shqipëria ishte përfshirë nga anarkia si pasojë e neglizhencës së qeverisë ndaj sistemit kriminal të piramidave financiare. Çfarë na kujtohet tjetër? Fotografia me anijen që solli refugjatët shqiptarë në Bari. Më 8 gusht 1991, pas një odiseje nga porti në port në bregdetin italian, në portin e Barit mbërriti anija «Vlora».

Në barkun dhe platformat e saj kishte rreth 10 mijë refugjatë. Shqiptarë të uritur për bukë, liri e dinjitet. Qeveria italiane vendosi që të gjithë të kthehen në Shqipëri. Kapiteni Halim Milaqi nuk pranoi të lundrojë prapa me arsyetimin se anija ishte prishur dhe kur disa kërcënuan me vetëvrasje, roja bregdetare italiane i dërgoi refugjatët në stadiumin e futbollit të Barit. Pjesa tjetër është histori.

«Vlora», anija me emrin me pesë shkronja, u quajt atëbotë edhe «anija e ëmbël», sepse kishte një ngarkesë prej 10 tonelatash me sheqer, të cilën e kishte sjellë nga Kuba. Por Halim Milaqi nuk arriti ta shkarkojë kurrë mallin, sepse mjetin e tij lundrues e zaptuan mijëra shqiptarë. “Kishin armë, më detyruan të drejtohesha për në Itali”, ka treguar ai para kamerave në filmin dokumentar “La nave dolce” (“Anija e ëmbël”) të regjisorit Daniele Vicari.

Tri dekada pasi Italia pranoi mijëra shqiptarë, duke u bërë atdheu i tyre i dytë (e për disa ndërkohë edhe atdhe i parë), fqinji më i rëndësishëm i Shqipërisë matanë Adriatikut po përballet si shumë pjesë të botës me një pandemi të tmerrshme. Mbi 10 mijë të vdekur, afër 100 mijë të infektuar me virusin korona. Mijëra të shtrirë në spitale. Në këtë situatë kryeministri i Shqipërisë i është kthyer talentit që e zotëron më së miri: organizimit të aksioneve me efekt medial. Ka raste kur këto aksione dështojnë. Për shembull: ajo ëmbëlsira që u shtrua në Sheshin Skënderbej me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nxiti turmat të vrapojnë me pjata, pirunë e thika dhe ishte një aventurë higjienike. Po aq e keqe ishte ideja për të therur 1000 qengja për nder të përvjetorit të mëvetësisë. Për këtë atëbotë me ton kritik shkroi shtypi britanik dhe italian.

Ka raste kur disa aksione me efekt medial janë të suksesshme për imazhin e vendit. Kur shkoi në Paris me tre klerikë për t’u solidarizuar me popullin francez pas atentatit ndaj redaksisë së “Charlie Hebdo”, Edi Rama tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Por kaq ishte ajo punë, më shumë s’mund të pritej. Në Tiranë disa cinikë thanë atëbotë se klerikët shqiptarë që po ecnin duke mbajtur njëri-tjetrin për duarsh rrugëve të Parisit, në fakt po e mbanin njërin prej tyre se kishte pirë pak si tepër raki.

Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, ndërkaq, ka një dimension tjetër publik: si lajm, si gjest human, si zgjatje dore në një situatë të rëndë, si shenjë solidariteti, si ndjenjë miqësie. Dhe këtu Edi Rama është i pashoq ndër politikanët shqiptarë për shkak se, në fund të fundit, në disa veprime të tij në kohëra krize artisti e mund politikanin gjakftohtë dhe indiferent ndaj halleve përtej shtetit të tij.

Duke dërguar në Itali 30 mjekë e infermierë, kryeministri Rama ka bërë një investim të mirë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë. Këtë e tregon jo vetëm një reagim i aktores Sharon Stone në Instagram, por sidomos komentet pozitive dhe aty-këtu edhe euforike të mediave italiane, të cilat Shqipërinë e shohin si shembull edhe për vendet e pasura të Europës. Një vend i vogël dhe i varfër si Shqipëria, një vend që edhe vetë ka nevojë për ndihmë, tregon shpirtin solidar.

Italia është më shumë se vend mik i Shqipërisë. Që nga rënia e komunizmit mbi 500 mijë shqiptarë jetojnë e punojnë në Itali, nga ky vend, që me pak patetikë do të mund të quhej “vendi më i bukur në botë”, shqiptarët dërgojnë para dhe kanë sjellë sidomos në Tiranë dhe qytete të tjera të mëdha një flair italian, një atmosferë shpengimi, një italian way of life, me pasta, cappuccino e latte macchiato, modën dhe lehtësinë e përballimit të halleve të përditshme.

Gjithçka që perceptojmë në komunikimin politik është inskenim – në një mënyrë apo tjetër. Dhe këtu fjala inskenim nuk ka jehonë negative. Kur në gusht të vitit 2002 lumi i Elbës doli nga shtrati dhe vërshoi pjesë të Gjermanisë lindore, Gjermania gjendej para zgjedhjeve parlamentare. Kancelari i atëhershëm Gerhard Schröder mbathi menjëherë një palë çizme plastike dhe shkoi në zonat e prekura nga vërshimet. Fotografitë ku shihej Schröder duke “inspektuar” dëmet dhe duke folur me qytetarë, krijuan në opinion imazhin e një kancelari të afërt me hallet e popullit. Schröder i fitoi zgjedhjet. Kundërkandidati i tij nuk arriti të fitojë betejën mbi efektin e fotografive. Që nga viti 2002 shumë gjëra kanë ndryshuar. Mediat sociale e kanë zgjeruar skenën e politikanëve. Me pak klikime politikanët arrijnë te publiku – përmes Twitterit, YouTube, Instagram etj. Pa mediat sociale as Sharon Stone nuk do ta merrte vesh kaq shpejt se kryeministri i një vendi të vogël të Ballkanit po e ndihmon Italinë.

Next Post
Koronavirusi ka lindur në laborator? Përgjigjja e ekspertëve i shuan të gjitha dyshimet

A fiton trupi imunitet pas shërimit nga koronavirusi? Ja çfarë thonë ekspertët amerikanë

Comments 1

  1. Lan XHABIJA says:
    6 years ago

    Korigjim arsyetimi, për artikullshkronjësin.
    Në periudhën që është bërë torta e famshme, e 100 vjetorit të pavarësisë, dhe kurbanizimi i 1.000 qingjave, ( idiotizëm zyrtar i çertifikuar i asajë kohe), kryeministër i Shqipërisë, ka qënë Sali Ramë Berisha, e jo Edi Kristaq Rama.
    Ndërsa, organizator i këtijë idiotizmi, ka qënë kryetari bashkisë Tiranë, Lulëzim Basha, sot kryetar i PD. Sali Berisha, si gjithmonë, ka prerë shiritin.
    Ndofta është ngatëruar me Ramën, që e kanë në përbërje, sepse llogjika fshatareske urbane, përdor për mbiemër, emrin e babës.
    Ndofta kjo llogjikë, e ka shtyrë të bëjë këtë “lapsus” ndofta “jo i qëllimtë”.
    Kaq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

January 11, 2026

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

January 11, 2026
“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

January 11, 2026
Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

January 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Fshati digjet…

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In