• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Talat Xhaferi rrëfen si iu bashkua UÇK-së, pse familja vendosi të mos lëvizte nga Forina

by A R
30/01/2024 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E diela ishte një ditë historike pasi për herë të parë Maqedonia e Veriut do të drejtohet nga një kryeministër shqiptar. Ai do të jetë Talat Xhaferi që do të udhëheqë një qeveri teknike për 100 ditë deri në zhvillimin e zgjedhjeve më 8 Maj.

Xhaferi pasi mori këtë detyrë ka zhvilluar një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ai rrëfeu se si nisi karrierën ushtarake, si shërbeu fillimisht në Armatën Popullore të Jugosllavisë, më pas në Armatën e Maqedonisë e në fund u largua nga të dyja këto për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

Blendi Fevziu: Në 2001 pse u larguat nga ushtria maqedonase?

Talat Xhaferi: Epo tani ishte koha ku duhej me vendos. Duhej të merrja një vendim për faktin që komunikimi që kisha me “Abazin” dhe me “Plakun” pa i ditur fizikisht se kush janë se nuk kishte nevojë me i ditur, por kisha dhe ndërlidhjen e duhur në komunikim.

Blendi Fevziu: A ishte e rëndë për ju kur keni marrë urdhër të luftoni kundër forcave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare?

Talat Xhaferi: E rëndë është, nuk është punë e lehtë. Duke e ditur që andej ke një pjesë që ka të drejtë për atë që bën dhe ka status oficial të asaj çka është.

Blendi Fevziu: Plus mund të ishin familjarët e tu, kushërinjtë e tu?

Talat Xhaferi: Në ato situata nuk është emocionale se kush janë, por është më tepër filozofike se pse është ajo dukuria. Unë kisha edhe njohuri paraprake për atë çka ndodhte, pse ndodhte. Nuk kisha dilema se çka është ajo pjesë atje. Ndërlidhja ka qenë i ndjeri Isa Lika, të cilin paraprakisht në ushtrinë e rregullt në kryerjen e rregullt të shërbimit ushtarak, ’92-’95 e kam pasur në repartin dhe njësinë kam vepruar dhe aty filloi.

Blendi Fevziu: Si ike nga ushtria?

Talat Xhaferi: Ikja është çështje interesante. Në komunikim puna ishte që do të vijë dikush të më marrë, do të shkojmë deri diku, do të qëndrojmë një kohë dhe prej aty në mënyrë ilegale do të kalojmë kufirin dhe do të futemi në Kosovë.

Blendi Fevziu: Ju jo thjesht ikët nga ushtria, ikët për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare?

Talat Xhaferi: Prandaj pra. Për t’u bërë ushtar aktiv në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Në përgatitje të gjithë veprimit, duke pasur parasysh që jemi në repart dhe jemi në mbikëqyrje, duke pasur parasysh si funksionon sistemi në përgjithësi, isha vigjilent për vendimmarrjen se krah saj duhej të rregulloja çështjen, çka me familjen. Sugjerimet ishin që paraprakisht me strehu familjen o në Prishtinë, o në Tiranë. Nga ana tjetër thosha mirë si mendoni ju me strehu familjen, pse e strehoi familjen? Ishte çështje e komplikuar. Këto vendime faktikisht i përcillja. Zonja e dinte dhe ishte oferta që kur u mor vendimi që do shkoj dhe duhej të informoja familjen. Zonjën dhe të ndjerin vëlla. I them zonjës preferencat janë me u strehu me fëmijët, fëmijët e mitur, dihet. Unë kam me shkuar andej. Reagimi i parë i zonjës, thotë “qysh ne me shku në Prishtinë ose në Tiranë e ti me shkuar andej. Ti në luftë ne…” Ne do mbetemi këtu.

Blendi Fevziu: Familja ku jetonte?

Talat Xhaferi: Në Forinë. Në fshatin ku edhe jetoj. Në vazhdimësi aty jam. Që 30 vjet udhëtoj. Që nga ’92 kam udhëtuar për në Tetovë dhe anasjelltas. Jetoj në të njëjtën shtëpi.

Blendi Fevziu: Dhe si kryeministër do shkoni do vini çdo ditë?

Talat Xhaferi: Për çdo ditë. Do vazhdoj të jetoj aty.

Blendi Fevziu: Dhe familja vendos të qëndrojë aty.

Talat Xhaferi: Familja vendos që të mbetet në fshat sepse në fillim të luftimeve kishte një dukuri që numri i konsiderueshëm i qytetarëve lëshuan vendin. Diku në Mars-Prill në atë qetësimin të shkurtër një pjesë u rikthyen. Kur kam dalë unë dhe kanë marrë vesh që zonja me fëmijët kanë mbetur në fshat familjet e tjera nuk largoheshin prej vendit dhe ajo kishte një jehonë edhe në rreth më të gjerë. Se kur ai atje ka dalë dhe familja ka mbetur këtu është diçka serioze.

/a.r

Next Post
“Tërheqje nga dorëheqja”/ Deputeti Sula ironizon Açkën: Basha të marrë shembull, të heqë dorë nga…!

Dash Sula: Mē vjen turp nga kolegēt, dua tē dënohem edhe unë të enjten!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In