Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka përshëndetur miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.
Ai ka uruar shqiptarët e Maqedonisë përmes një statusi në fb, për këtë zhvillim të rëndësishëm sa i takon garantimit të të drejtave të tyre në Maqedoni.
Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk u shqyrtuan amendamentet e VMRO-DPMNE-së.
Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
a.ç