• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taktika e fitores së paralajmëruar

by Plator Nesturi
27/04/2021 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Jemi në fazat e fundit të numërimit të votave dhe tashmë kemi një fitues të përcaktuar qartë. PS ka siguruar mandatin e tretë me një mazhorancë bindëse  ku projeksionet e çojnë në 75-76 mandate. Gjithsesi e rëndësishme është që dita e zgjedhjeve dhe procesi i numërimit ka kaluar qetë, ndryshe nga sa ndodhi në javën e fundit të fushatës elektorale, dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga misionet e vëzhgimit të institucioneve evropiane. Ajo që ka vlerë tashmë është të përmbyllet i plotë dhe me qetësi procesi i numërimit dhe ku palët të njohin rezultatin e votimeve.

Qytetarët kanë folur nëpërmjet votës së tyre dhe mbi këtë bazë partitë duhet të lexojnë me kujdes këtë votë për të rregulluar qasjen e tyre ndaj publikut duke njohur gabimet dhe përgjegjësitë që kanë. Dhe kjo është e vlefshme si për humbësit dhe për fituesin. Ndërsa procesi është drejt përfundimit, ajo që vlen të kuptohet, pavarësisht se të dyja palët këmbëngulin ende për fitoren e tyre, është se trendy është përcaktuar. Kutitë që vijojnë numërimin tregojnë se tashmë ato mund të përcaktojnë vetëm përqindjet që do të arrijnë subjektet elektorale deri në votën e fundit, por që ato nuk prodhojnë më mandate përtej grafikut të tanishëm dhe ca më pak të mundësojnë ndryshim të tabelës së mandateve siç mund të pretendohet nga opozita.

Ndryshimi që pretendonte opozita mbetet thjesht një ëndërr pasi siç u vërejt dhe në analizat përgjatë fushatës ajo nuk arriti të krijojë një fryme besimi në elektorat çka mund të sjellë ndryshim të kahut të pushtetit. Gjithashtu realiteti në kutitë e votimit  dëshmoi se sa larg ishin exit pol-et e para që tregonin për një rezultat të ngushtë midis dy partive kryesore. Diferenca në realitet midis PS dhe PD është e dukshme me gati 10 pikë pa llogaritur faktorin LSI që është radhitur në mënyrë të dukshme duke vajtur në kuotat e para 15 viteve. Ndryshimi i supozuar dhe aq më tepër fryma e besimit për opozitën do të dëshmohej në çdo kuti votimi, gjë që nuk u pa, por që përkundrazi diferenca e PS thellohej pas çdo kutie të hapur.  Leximi paraprak i votës dëshmon se qytetari shqiptar ka votuar për qetësinë dhe kundër politikës së konfliktit e dhunës. Ngjarja tragjike e ndodhur në Elbasan duket se ka bërë që elektorati gri ka dënuar këtë akt duke ndëshkuar me votë PD dhe opozitën në përgjithësi. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në Elbasan por edhe më gjerë.

Në këtë sens duket se ka ndikuar dhe gjuha e ashpër dhe jashtë realitetit e presidentit Meta. Lufta me mullinjtë e erës e presidentit realisht ka bërë të kundërtën e mendimit se tregimi i muskujve do tërhiqte elektorat. LSI gjendet në kuotat më të ulëta pas 15 vitesh dhe kjo vjen jo vetëm si rezultat i trysnisë nga dy forcat më të mëdha politike që e kanë bjerrë, por dhe si pasojë e gjuhës së ashpër që ka përdorur në këtë fushatë. Nga ana tjetër strategjia e ndjekur nga PS duket se ka funksionuar më së miri.

Shfrytëzimi i gabimeve të kundërshtarit dhe sidomos skema e gjetur me listën e kandidatëve dhe pozicionimi i figurave kryesore në zgrip të mundësive për arritjen e mandateve ka maksimalizuar voptën e drejtuar drejt saj. Shembulli më i qartë është ai i Tiranës ku kryebashkiaku Veliaj si drejtues qarku ka bërë gjetje si të figurave të reja dhe sinjifikative që i ka vënë në fillim të listës ashtu dhe figura të sprovuara herët që janë në prag apo përtej mandateve që mund të marrë PS, siç është rasti i Xhafajt. Jo më kot pjesëmarrja në votim në qarkun Tiranë ish më e larta në rang kombëtar dhe ndryshe nga sa mendohej se shtimi i numrit të votave do ish në favor të opozitës, realisht kjo rritje kish ardhur nga futja e konkurencës që kish futur PS midis kandidatëve të saj në listë. Kjo skemë funksionoi dhe avantazhi i fitores është i dukshëm si në Tiranë ashtu dhe në rang vendi. Projeksioni se si do të jetë i përbërë parlamenti i ardhshëm tashmë është i qartë. PS që ka një shtim të mazhorancës së vet, PD që ka një rritje të vlerësuar të kuotave të saj krahasuar me mandatin e kaluar ndonëse në përbërje ka dhe partitë e vogla aleate, LSI që rrudhet ndjeshëm në kufijtë e 5 mandateve dhe PSD që mbetet ende të përcaktojë se sa do të jenë ulëset e tij. Beteja e ashpër midis të mëdhenjve duket se ka polarizuar votën në dy kampe duke penalizuar kështu partitë e reja që pavarësisht pritshmërive në sondazhe, nuk arrijnë të marrin mandate. Gjithsesi, e qartë mbetet se PS e ka të garantuar me tepricë mazhorancën qeverisëse dhe se nuk ka nevojë për mandate shtesë për të qeverisur vendin. Por si mandat i tretë duket se objektivi kryesor i PS është vijimi dhe thellimi i reformave dhe në sektorë të tjerë, çka do të kërkojë dhe angazhimin e opozitës për kryerjen e tyre. Ndaj në këtë kuadër ftesa paraprake e kryeministrit Rama për një bashkëpunim me PD në kuadër të reformave në interes të vendit mbetet një realitet dhe dorë e shtrirë. Nuk është në interes të vendit që të dyja palët, pas daljes së rezultateve të votimit, të pozicionohen sërish në llogore lufte por të kontribuojnë në një klimë të re dhe të shëndetshme për vendin. Dhe kjo kërkon përgjegjshmëri shtetarësh dhe aspak lojëra të vogla të politikës së ditës. Zgjedhjet e 2021 tashmë janë drejt fundit të procesit të tyre. Dhe vota pati mesazh për të gjithë. Por besoj se mesazhi kryesor ishte ndaj politikës së vjetër dhe konfliktuale që duhet ti lerë vendin realiteteve të reja të politikbërjes. Dhe kjo do të vijë edhe përmes proceseve të brendshme të opozitës, ku PD duhet të marrë në analizë ato çka ka gabuar dhe ku presidenti të mbajë fjalën që tha përpara zgjedhjeve.

Next Post
“Ashtu si Vlora, ta mbajë fjalën edhe Meta”/ Gjiknuri: E citova, nuk provokova! Kur je figurë publike je skllav i fjalës tënde

"Ashtu si Vlora, ta mbajë fjalën edhe Meta"/ Gjiknuri: E citova, nuk provokova! Kur je figurë publike je skllav i fjalës tënde

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In