• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taksnomia e oligarkëve dhe liria e medies në Shqipëri

by Ilir Yzeiri
02/09/2022 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

U bënë disa muaj që para opinionit publik parakalojnë sulme, sharje dhe akuza ndaj institucioneve shtetërore nga grupi mediatik i Irfan Hysenbelliut për shkak se këtij të fundit i janë zbuluar nga organet ligjzbatuese shifra alarmante të evazionit fiskal. E nisi këtë punë në fillim Dogana Shqiptare e cila zbuloi se «Birra Tirana» kishte bërë një evazion fiskal prej 230 milion lekësh. Drejtori i saj, zoti Genti Gazheli u vu në shenjë të medieve të Hysenbelliut dhe krahas tij një numur tjetër personash akuzoheshin për gjëra të qena e të paqena. Zoti Gazheli iu përgjigj me shumë dinjitet këtyre sulmeve dhe nuk u tërhoq asnjë fije. Në po ato ditë, institucione të tjera paralele tregonin se doganat shqiptare kishin arritur shifra të ardhurash si asnjë herë tjetër gjatë këtyre viteve të tranzicionit.

Këto ditë, në zonën e Golemit, IKMT-ja po prish ndërtimet pa leje të bizneseve të po këtij personi, pra të Irfan Hysenbelliut dhe mediet e tij janë të gjitha në shërbim të një të dyshuari për shkelje të ligjeve dhe për evazion fiskal në shifra marramendëse.

Secili është i lirë ta lexojë këtë narrativë si të dojë. Vetëm se një gjë dua ta theksoj me forcë. Prej shumë vjetësh disa shoqata dhe individë të frymëzuar nga logorreja e Berishës dhe Metës kanë krijuar stereotipinë e oligarkëve në këtë vend dhe të lidhjes së tyre me pushtetin. Sipas kësaj klisheje, të gjithë ata që po ndërtojnë në këtë vend dhe mes tyre spikat « Kastrati grup » janë oligarkë që mbështeten nga Rama dhe automatikisht të kriminalizuar. Ndërkaq, ato shoqata që nuk i njeh askush dhe që nuk kanë asnjë zë të dallueshëm në opinionin publik dhe të lidhura me njëqind fije me donatorë të ndryshëm, kanë prodhuar një stereotipi tjetër.

Sipas kësaj stereotipie Rama po dhunon gazetarët dhe medien e lirë në këtë vend. Kur vjen puna për të dhënë shembujt për këtë dhunim të përmendin batutat e Ramës. Ndërsa tani që një pronar mediesh ka vënë të gjithë mediet e tij në shërbim të një kauze jo të drejtë dhe me medien që ka krijuar ka shpallur se nuk njeh asnjë normë etike, tani të gjithë heshtin dhe asnjë prej shoqatave që furnizojnë institucionet me dhunën e kryeministrit mbi medien nuk i kemi parë të prononcohen.

Natyrisht që mediet kanë politikë editoriale dhe në asnjë rast ato nuk mund të jenë të paanshme. Pronarët e medieve si zoti Irfan Hysenbelliu kanë një meritë të jashtëzakonshme për investimin që kanë bërë në këtë fushë dhe për ndihmesën që kanë dhënë në këtë sektor. Mirëpo dinjiteti i një botuesi qëndron në distancën nga mediet e tij dhe nga mospërdorimi i tyre për problemet që ai mund të ketë me shtetin. Mendoni se çfarë mund të kishte ndodhur me mediet e Berluskonit sikur ato në edicionet e tyre të lajmeve apo në narrativën e tyre mediatike të ishin marrë me sulmet ndaj atyre që e akuzojnë Berluskonin për njmijë e një të zeza. Krejtësisht e kundërta ndodh ndonjë herë. Emisioni starik « Striscia la notizia » i Kanalit 5 figurën që tall më shumë ka Berluskonin.

Nëse do të kishim një situatë tjetër, pra nëse qeveria sulmon me të padrejtë një biznesmen dhe mbron të tjerë nga evazioni fiskal, ato medie që drejton Irfan Hysenbelliu mund të kishin bërë investigime dhe të na tregonin si qëndron e vërteta, ashtu sikundër edhe ato organizata që kanë krijuar narrativën që qeveria dhunon mediet, mund të ishin interesuar e të tregonin si qëndron e vërteta. Në Shqipëri me fondet e BE-së e të donatorëve të tjerë ka medie investigative që tregojnë çdo detaj ekonomik dhe analizojnë çdo investim apo shkelje që bëhet nga qeveria dhe institucionet e saj. Si ka mundësi që nuk thonë asnjë fjalë për këtë evazion galopant për të cilin akuzohet Irfan Hysenbelliu.

Liria e medies në Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë e rrezikuar nga qeveria socialiste. Kurrë ! Liria e medies në Shqipëri rrezikohet nga pushteti okult që kanë pronarë të medieve dhe nga guximi që ata kanë për ta përdorur atë për interesat e tyre. Pastaj nëse analizon përdorimin kriminal me shpifje e sharje që i bëjnë medieva Sali Berisha dhe Ilir Meta do të duhet të hapësh një kapitull tjetër. Gjithnjë e më shumë, për fat të keq, oinioni po ndahet mes atyre që besojnë se ka ende shpresë për të shpëtuar dinjitetin e medieve dhe atyre që janë reshtuar më të keqen e madhe që ka pllakosur këtë vend dhe që përbëhet nga shkelësit e ligjit dhe të rregullave të bashkëjetësës me ligj. Ajo që po ndodh me Hysenbelliun është vetëm një pjesë e së vërtetës.

Next Post
Rusia kërcënon: SHBA në prag të përfshirjes së drejtëpërdrejtë në luftë. Një ‘vijë’ e hollë na ndan

Rusia kërcënon: SHBA në prag të përfshirjes së drejtëpërdrejtë në luftë. Një 'vijë' e hollë na ndan

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Liria e medias ka kufi dhe nuk mund te jete fjala ku mund te abuzohet me tej.Lidhja e medias me bisnesin ne shume raste eshte jasht cdo norme demojratike .Ne rast se shteti ofendohwt dhe akuzohet pa prova per te mbrojtur abuzimet e nusnesezneneve atehere ligji duhet te veproj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In