Në fund të muajit shtator, qeveria do të ketë gati ligjin për llogaritjen e taksës së shtëpive sipas vlerës së tregut.
Pas kërkesave të vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për futjen e taksës së re të pronës, qeveria ka rënë dakord me ndërkombëtarët se zbatimi i saj do të nisë si projekt pilot me Tiranën.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ka dërguar një letër FMN-së.
Për nisjen e tatimit të ri të shtëpive në Tiranë, qeveria ka rënë dakord me FMN-në, ku në raportin për vlerësimin e ekonomisë lajmëron zbatimin e taksës së re në vitin 2017.
Fondi vlerëson amnistinë për rivlerësimin e shtëpive, pasi sipas tij, do të rrisë deklarimin vullnetar të pronës.
Panorama/d.i.