• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksë e re për koncesionet, aplikohet në rastet e shitjes së aksioneve

by Java News
08/10/2018 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka përfshirë në paketën e re fiskale një ndryshim ligjor, i cili synon të taksojë fitimin që kompanitë e huaja realizojnë nga shitja e koncesioneve shqiptare. Vendimi vjen pas disa shitjeve të bujshme të kontratave më të mëdha koncesionare në vend, ku qeveria ka humbur miliona dollarë taksa të pambledhura.

Në vitin 2016, koncesioni i naftës në Patos Marinzë u shit për 575 milionë dollarë nga kanadezët e “Bankers Petroleum” tek kompania kineze “Geo Jade”. Po atë vit, grupi gjerman “Hotchief” shiti 100% të aksioneve në aeroportin e Rinasit për 90 milionë dollarë tek një tjetër kompani kineze, pjesë e grupit “China Everbright”.

Në fakt, ligji shqiptar detyron çdo kompani që realizon fitim nga shitja e aksioneve të paguajë 15% tatim. Por, si në rastin e aeroportit, ashtu edhe në atë të “Bankers Petroleum”, qeveria shqiptare nuk arkëtoi asnjë lek. Arsyeja është se kompanitë pronare të koncesioneve janë të regjistruara jashtë Shqipërisë dhe shitja e koncesioneve bëhet jashtë vendit.. Thuajse të gjitha koncesionet e mëdha në Shqipëri zotërohen nga kompani “offshore”, të regjistruara në parajsat fiskale. Ndaj, kur ato shiten, qeveria humbet miliona dollarë taksa të pambledhura.

Ndryshimi ligjor i qeverisë vendos një dispozitë antishmangie në ligj, duke synuar që pavarësisht vendit ku është regjistruar kompania pronare, fitimi që ajo realizon nga shitja e aksioneve në Shqipëri të taksohet 15%. Pra, nëse pronari i një koncesioni ka shpenzuar 100 lekë për kontratën koncesionare, por e shet atë 200 lekë, atëherë diferenca prej 100 lekësh klasifikohet si fitim kapital dhe taksohet 15%.

Ndryshimi i ligjit ka për qëllim të ngushtojë hapësirat e shmangies kryesisht për koncesionet, por ai prek të gjitha kompanitë e huaja kur ato realizojnë fitime nga shitja e kompanive apo aseteve që zotërojnë në Shqipëri, duke përfshirë bankat, kompanitë e telekomunikacioneve dhe të tjera.

ma.me

Next Post
FOTOT/ E fiksuar pas të brendshmeve, ja vajza që shpenzon 3000 euro në vit për “lingerie”

FOTOT/ E fiksuar pas të brendshmeve, ja vajza që shpenzon 3000 euro në vit për “lingerie”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In