• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksat mbi pronën dhe ato për shfrytëzimin e hapësirave publike nuk vilen! Bashkitë po mbledhin vetëm 1 në 3 lekë të planifikuara

by E S
10/07/2025 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga taksat mbi pronën tek ato për shfrytëzimin e hapësirave publike, bashkë me tarifat për pastrim apo ndriçim… bashkitë mblodhën vetëm një të tretën e parave që duhet të arkëtonin nga qytetarët dhe bizneset në harkun e muajve janar maj. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se nga gati 41 miliardë lekë planifikuara, në 5-muajt e parë të vitit 61 njësitë e pushtetit vendor mblodhën vetëm 15 miliardë lekë.

“Kur bashkitë nuk arrijnë të mbledhin të ardhurat e planifikuara, ndikimi ndjehet drejtpërdrejt te qytetarët. Mungesa e burimeve financiare nënkupton më pak shërbime, më pak investime dhe më shumë varësi nga qeveria qendrore. Kjo është një thirrje për të reflektuar mbi kapacitetet vendore, por edhe për të përmirësuar sistemin aktual të financimit lokal”, deklaroi për A2 CNN Adelina Farrici, Drejtoreshë, Shoqata për Autonominë Vendore.

Të dhënat nga “financat” tregojnë se nga më shumë se 32 miliardë lekë të planifikuara, në 5-mujorin janar-maj bashkitë mblodhën vetëm 11 miliardë taksa lokale. Gati 21 miliardë lekë më pak apo vetëm 35 për qind e shumës që duhej arkëtuar.

“Ato tregojnë jo vetëm dobësi në arkëtim, por edhe pasojë të mungesës së kapaciteteve administrative e njerëzore në shumë bashki. Mbi të gjitha, vënë në rrezik funksionimin normal të shërbimeve vendore. Kur mbledhja ngec, edhe shërbimet ndaj qytetarëve fillojnë të bien – dhe kjo prek drejtpërdrejt cilësinë e jetesës”, theksoi Farrici.

Më optimiste janë shifrat në drejtim të mbledhjes së taksave dhe tarifave nga biznesi i vogël. Nga 33 miliardë lekë të planifikuara, në janar-mars u mblodhën 28 miliardë lekë. Shifër kjo sa 85 për qind e planit.

“Kjo tregon se kur ka strukturë të mirë dhe bashkëpunim me biznesin e vogël, rezultatet janë të prekshme. Është një shenjë pozitive që duhet theksuar dhe shfrytëzuar për të përmirësuar edhe sektorë të tjerë të financave vendore”, thotë Adelina Farrici.

Në një moment kur bashkitë përballen me para që mungojnë në arkat e tyre dhe qytetarët presin shërbime më të mira, Kryeministrit Rama paralajmëron duke premtuar se nuk do të ketë më tolerancë për zaptimet e hapësirave publike, dhe reforma ligjore do të jetë një armë e fortë për të kthyer rendin dhe rregullin në territor.

Next Post
“Guximi” i tepruar i Vangjel Dules për të “shqetësuar” Berishën

“Guximi” i tepruar i Vangjel Dules për të "shqetësuar” Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In